Një udhëzues shpirtëror për meshkujt për të zotëruar sfidat në raport me femrat, punën dhe dëshirën seksuale.
Cili është qëllimi juaj në jetë? Çfarë dëshirojnë femrat në të vërtetë? Ç’do të thotë të jesh një dashnor i mirë? Nëse ju që po lexoni këto fjalë jeni një mashkull, jam i bindur se ia keni bërë vetes këto pyetje - por mbase nuk keni qenë dhe aq fatlum në gjetjen e përgjigjeve të tyre. Tashmë i keni.
Në librin Rruga e Mashkullit Superior, David Deida eksploron disa nga temat më të rëndësishme në jetën e meshkujve - nga karriera dhe familja, te femrat dhe intimiteti në raport me dashurinë dhe spiritualitetin – duke ofruar kështu një libër me udhëzime praktike për një jetë energjike mashkullore me integritet, autenticitet dhe liri. Nëpërmjet këtij autori bestseller dhe eksperti të mirënjohur ndërkombëtar mbi spiritualitetin seksual, do të mund të merrni këshilla të drejtpërdrejta, aftësi fuqizuese, praktika trupore dhe shumëçka që ju duhet, për t’ju ndihmuar që të jetoni një jetë plot përmbushje, në mënyrë të menjëhershme dhe pa kompromise.
“Ka ardhur koha që të zhvillohemi përtej idealit të mashkullit maço pa tru, i cili ka vetëm shtyllë kurrizore dhe aspak zemër”, shkruan David Deida.
‘’Ka ardhur gjithashtu koha që të zhvillohemi përtej idealit të mashkullit të ndjeshëm dhe të kujdesshëm, i cili ka vetëm zemër dhe aspak shtyllë kurrizore. Rruga e Mashkullit Superior na përball me sfidën dhe shpërblimin përfundimtar për mashkullin e sotëm: aftësinë për të zbuluar “unitetin e zemrës me shtyllën kurrizore” përmes shprehjes së plotë të vetëdijes dhe dashurisë për të qenë i hapur ndaj pafundësisë së çastit.
David Deida, i njohur ndërkombëtarisht si një nga mësuesit më të njohur dhe më sfidues të kohës sonë, është autor bestseller që vazhdon të revolucionarizojë mënyrën se si burrat dhe gratë zhvillohen shpirtërisht dhe seksualisht. Njëmbëdhjetë librat e tij janë botuar në më shumë se 35 gjuhë. Mësimet e tij mbi një spiritualitet praktik dhe të guximshëm janë vlerësuar si ndër kontributet më origjinale dhe autentike në fushën e zhvillimit personal.
Për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, Deida është përfshirë në listën “Watkins Spiritual 100”, e cila vlerëson figurat me ndikimin më të madh shpirtëror në botë.
Ai është një nga anëtarët themelues të Integral Institute dhe ka dhënë mësim e kryer kërkime në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë në San Diego, në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz, në Universitetin Shtetëror të San Jose, në Lexington Institute në Boston dhe në École Polytechnique në Paris.