Rrjeta e Sharlotës është një nga 100 romanet më të dashur të shekullit në Amerikë dhe jo vetëm.
Ky libër i dashur i E. B. White, autorit të Stjuart Piciruku dhe Trumpetës së Mjellmës, është një klasik i letërsisë për fëmijë, i cilësuar si “pothuajse i përsosur”.
Ky botim përfshin një parathënie nga autorja Kate DiCamillo, fituese dy herë e Medaljes Newbery.
“Derr i shenjtë” Këto janë fjalët që shfaqen në rrjetën e merimangës së Sharlotës, lart në stallën e Zuckermanit. Rrjeta e Sharlotës shpreh ndjenjat e saj për një derrkuc të vogël të quajtur Uilbur, i cili dëshiron vetëm të ketë një mik. Ato fjalë shprehin gjithashtu dashurinë e një vajze të quajtur Fern, e cila i shpëtoi jetën Uilburit kur ai lindi si më i vogli dhe më i dobëti.
Romani i E. B. White, i nderuar me çmimin Newbery Honor, është një histori e ndjeshme dhe e jashtëzakonshme për miqësinë, dashurinë, jetën dhe vdekjen, e cila do të vazhdojë të shijohet nga breza të tërë. Libri përmban ilustrime nga Garth Williams, ilustruesi i njohur i Stuart Litëllit të E. B. White dhe i librave të tjerë.
Mund ta lexoni kudo. Në klasë, në shtëpi apo edhe me prindërit. Rrjeta e Sharlotës është një libër i dashur që edhe për të rriturit.
Nga i njëjti autor lexo edhe “Trumbeta e mjellmës”, “Stjuart Piciruku”.
E.B. White u lind në Nju Jork më 1899 dhe vdiq më 1985. Shkrimet e tij janë botuar për shumë vjet në revistën The New Yorker. Në Maine kishte një fermë ku mbante kafshë, disa prej të cilave zënë vend në faqet e librave të tij si Stjuart Piciruku, i cili është bërë film dhe gëzon popullaritet të madh. Po ashtu Rrjeta e Sharlotës është bërë film i animuar dhe me personazhe realë.
Më 1970 ka marrë medaljen “Laura Ingalls Wilder” për librat e tij për fëmijë, Stjuart Piciruku dhe Rrjeta e Sharlotës, çmim që ndahet çdo pesë vjet për autorët që “kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të veçantë në letërsinë për fëmijë”. Ndërsa libri tjetër po për fëmijë, Trumbeta e Mjellmës ka fituar disa çmime radhazi.
Uajt është autor i shtatëmbëdhjetë librave në prozë dhe poezi. Në vitin 1973 u zgjodh anëtar i Akademisë Amerikane të Letrave dhe Artit.
Garth Williams lindi më 1912 dhe u bë një nga ilustruesit më të dashur të Amerikës. Me vizatimet e tij të magjishme solli në jetë shumë nga personazhet më të paharrueshme të librave për fëmijë, midis të cilëve Ferni, Uilburi dhe Sharlota nga libri Rrjeta e Sharlotës, si edhe miun e vogël aventurier Stjuart Picirukun. Garth Uilliam vdiq më 1996 në moshën tetëdhjetë e katër vjeç.