Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Rritja e djemve
Prindërim

Rritja e djemve

800 Lekë

Pse djemtë janë ndryshe – dhe si t’i ndihmojmë që të bëhen burra të lumtur e të ekuilibruar

Një udhëzues praktik për prindërit që duan të rrisin djem të lumtur, të dashur, të përgjegjshëm dhe emocionalisht të shëndetshëm në botën e sotme.

Në këtë botim të rishikuar, Steve Biddulph, psikolog me përvojë dhe prind, trajton zhvillimin e djalit nga lindja deri në moshën madhore. Ai shpjegon nevojat që ndryshojnë gjatë rritjes dhe mënyrën se si prindërit mund të ofrojnë një kombinim të dashurisë, këshillave dhe mirërritjes. Ai thekson se djemtë nuk kanë nevojë vetëm për disiplinë, por edhe për lidhje emocionale të fortë me familjen, prindërit apo të rriturit që kujdesen për ta.

Libri trajton tema të rëndësishme si: testosteroni dhe sjellja, zhvillimi i trurit, seksualiteti, dhuna, sporti, interneti, shkolla etj.

Rritja e djemve është bërë një nga librat më të njohur në botë për rritjen e djemve dhe është botuar në shumë gjuhë; vetë Biddulph ka folur para rreth 130,000 prindërve gjatë turneve dhe leksioneve të tij.

Autor
Steve Biddulph
Ilustrues
Paul Stanish
Përkthyes
Bora, Sokol Mici
ISBN
978-9928-116-55-0
Faqe
320
Botimi
2015
Për Steve Biddulph

Steve Biddulph është psikolog australian, autor i njohur kudo në botë për prindërimin dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht të djemve. Ka punuar si psikolog për më shumë se 30 vjet, duke u marrë me fëmijë, adoleshentë dhe familje.

Biddulph është autor i disa bestsellerëve ndërkombëtarë, ndër ta Rritja e djemve, Rritja e vajzave, Sekreti i fëmijëve të lumtur etj. Librat e tij janë vlerësuar nga kritika dhe lexuesit, janë përkthyer në 31 gjuhë dhe janë botuar në miliona kopje.

Së bashku me familjen jeton në Tasmania, Australi. Përmes librave dhe punës së tij ka ndihmuar prindër në mbarë botën të kuptojnë më mirë nevojat emocionale dhe zhvillimore të fëmijëve.