Në vitin 1821, populli grek ngrihet kundër Perandorisë Osmane në një luftë të përgjakshme për liri dhe pavarësi. Nisi si një kryengritje dhe u shndërrua në një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e Evropës dhe Amerikës, duke nxitur solidaritet ndërkombëtar dhe duke ndryshuar ekuilibrat politikë të kontinentit.
Libri i ri i mrekullueshëm i Mark Mazower rikrijon një nga ngjarjet më bindëse, më të pamundura dhe më domethënëse në historinë e Europës moderne. Përballë vështirësive pothuajse të pamundura, banorët e fshatrave, luginave dhe ishujve të Greqisë u ngritën kundër Sulltan Mahmudit të II-të dhe u ndeshën me ushtrinë e fuqishme perandorake osmane, kalorësit e saj turq, këmbësorët shqiptarë dhe egjiptianët e frikshëm. Pavarësisht nga fatkeqësitë më të tmerrshme, ata rezistuan derisa ndërhyrjet ushtarake nga Rusia, Franca dhe Britania siguruan përfundimisht Mbretërinë e Greqisë.
Në një mënyrë të shkëlqyer, Mazoweri sjell pjesë të ndryshme të historisë. Ai na çon në mes të mendjeve të konspiratorëve revolucionarë dhe tmerreve të qyteteve të rrethuara, historive të priftërinjve endacakë, marinarëve dhe skllevërve, heronjve të dyshimtë dhe grave e fëmijëve të pambrojtur që luftuan për të mbijetuar në një konflikt me brutalitet të jashtëzakonshëm. Duke u shtrirë në të gjithë Mesdheun Lindor dhe shumë më gjerë, ai eksploron bazën kryesore të luftës në krijimin e Romantizmit dhe të një lloj politike të re që ndikoi te vullnetarë të shumtë të cilët u dyndën nga e gjithë Europa për të vdekur në mbështetje të grekëve.
Kjo është një histori se si burra shtetesh u pajtuan me një forcë edhe më të fuqishme se vetja e tyre - forcën e nacionalizmit - ky është mbi të gjitha një libër për mënyrën se si njerëzit vendosën ta shikonin në një këndvështrim tjetër botën e tyre dhe, me një kosto shpesh të tmerrshme për veten dhe familjet e tyre, të ndryshonin historinë.
Mark Mazower është Profesor i Historisë në Universitetin e Kolumbias - SHBA, i specializuar për Greqinë moderne, Europën e shekullit të 20-të dhe historinë ndërkombëtare. Librat e tij të mëparshëm përfshijnë “Brenda Greqisë së Hitlerit”, “Kontinenti i Errët”, “Ballkani dhe Selaniku”, si edhe “Qyteti i Fantazmave”.
Ai bën komente për çështjet ndërkombëtare dhe vlerësime librash për Financial Times, Nation, London Review of Books, New York Review of Books dhe të tjera.
Mazower është drejtor themelues i “Columbia Institute for Ideas and Imagination”, i cili u hap në Reid Hall në Paris në vjeshtën e vitit 2018 dhe që bashkon studiues me artistë, shkrimtarë, kompozitorë dhe kineastë të shquar nga e gjithë bota. Fitues i shumë çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e studimeve historike.