Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Rasputin
Biografi / Monografi / Kujtime

Rasputin

3000 Lekë

Njëqind vite pas vrasjes së tij, Rasputini vazhdon të ngacmojë imagjinatën popullore të personifikimit të së keqes. Biografitë, romanet dhe filmat e shumtë rrëfejnë ngritjen e tij misterioze në pushtet si i besuari i Nikollës dhe Aleksandrës dhe si mbrojtës i trashëgimtarit të sëmurë të fronit rus. Shthurja dhe ndikimi i keq politik i tij janë material i legjendës, ndërkohë që mbi të është hedhur përgjegjësia e rënies së dinastisë Romanov.

Por, siç tregon historiani Dagllas Smith, historia e vërtetë e jetës dhe vdekjes së Rasputinit ka mbetur e mbështjellë me mite. Si një vepër e re, e madhe, që kombinon studimin hulumtues dhe stilin e fuqishëm të të treguarit, libri Rasputini ndan faktet nga trillimet për një prej figurave më tërheqëse të historisë. Duke u mbështetur në një mori dokumentesh të harruara, të nxjerra nga arkivat në shtatë vende, Smith prezanton Rasputinin me gjithë kompleksitetin e tij – njeri i Zotit, zëri i paqes, subjekt besnik, kurorëshkelës, pijanec.

Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por një portret magjepsës i muzgut të Rusisë Perandorake, teksa ajo po shkonte drejt katastrofës.

Autor
Douglas Smith
Përkthyes
Qemal Shkurti
ISBN
978-9928-341-48-8
Faqe
832
Botimi
2022
Për Douglas Smith

DAGLLAS SMITH është historian, përkthyes fitues çmimesh, si dhe autor i Former People dhe i librave të tjerë mbi Rusinë. Para se të bëhej historian, ai ka punuar në Bashkimin Sovjetik për Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe si analist i çështjeve ruse për Radion Evropa e Lirë/radio “Liria”, në Munih. Ai jeton në Siatëll me gruan dhe dy fëmijët e tij.