Silvi dhe Karli kanë qenë shokë që kur ishin fare të vegjël. Kanë luajtur gjithmonë bashkë dhe përherë e kanë thirrur njëri-tjetrin shoku dhe shoqja. Madje, ata kanë krijuar një botë magjike fantazish që u përket vetëm atyre.
Por teksa u rritën dhe hynë në vitet e adoleshencës, gjërat mes tyre filluan të ndryshonin. Karli ka një shok të ri, Polin, që i merr gjithë vëmendjen. Ndërsa Silvi e ka kuptuar që ndjenjat e Karlit për të kanë ndryshuar. Por a i di ajo arsyet e vërteta pse ka ndodhur kështu? A do ta kuptojë Silvi nëse Karl është vërtetë dashuria e saj e parë dhe e fundit?
Me shumë ndjeshmëri dhe pak humor, Jacqueline Wilson sjell emocionet, pasiguritë dhe ëndrrat e dashurisë së parë. Sepse dashuria e parë nuk sjell vetëm lot e psherëtima, por edhe shpresë, buzëqeshje dhe shumë emocione.
Jacqueline Wilson shkroi romanin e saj të parë kur ishte vetëm nëntë vjeç dhe që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Sot, ajo është një nga autoret britanike më të suksesshme dhe më të dashura të librave për fëmijë. Ajo ka shkruar mbi 100 libra të cilët janë shitur më shumë se 40 milionë kopje.
Përveç vlerësimeve me shumë çmime për librat e saj, përfshirë Children’s Book of the Year, Jacqueline ka qenë edhe Ambasadore e fëmiijëve në Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 2008, ajo u nderua me titullin Dame. Jacqueline është gjithashtu një lexuese e apasionuar. Ajo ka krijuar një bibliotekë personale me mbi 20,000 libra, së bashku me koleksionin e saj të famshëm të unazave prej argjendi.
Nick Sharratt ka shkruar dhe ilustruar shumë libra për fëmijë. Nick ka pasur gjithashtu një sukses të madh duke ilustruar librat e Jacqueline Wilson. Ai ka fituar çmime të shumta për librat e tij me ilustrime. Nick jeton në Hove, Angli.