Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Pse gjermanët i bëjnë punët më mirë
Politikë / Ekonomi

Pse gjermanët i bëjnë punët më mirë

1500 Lekë

Shënime nga një vend i përparuar

I dalë nga një bashkim qytet-shtetesh rreth 150 vjet më parë, asnjë vend tjetër nuk ka pasur një histori kaq të trazuar sa Gjermania dhe nuk ka përjetuar një prosperitet kaq të madh në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

John Kampfner, autor britanik, flet për ndryshimin e madh që ka pësuar imazhi i Gjermanisë jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Ai e quan shembullore politikën gjermane: Lufta kundër Covid 19, kriza financiare dhe e refugjatëve, asnjë vend tjetër nuk ka arritur të lundrojë me kaq sukses dhe në mënyrë kaq sovrane përmes këtyre kohëve të vështira. Ndërsa në vende të tjera qeverisin politikanë dhe populistë autoritarë, Gjermania është një fortesë dinjiteti dhe stabiliteti.

Arsyen e kësaj Kampfneri e gjen në radhë të parë te politika e konsoliduar e Angela Merkelit dhe në ballafaqimin kritik me të kaluarën; ky është sipas tij çelësi për një demokraci të ndjeshme.

Përmes kujtimeve personale, rrëfimit historik dhe udhëtimeve autori sjell një panoramë të plotë të Gjermanisë, një vend që vijon të tërheqë vëmendjen me historinë e saj të trazuar, transformimin e jashtëzakonshëm dhe rolin që luan sot në botë.

Autor
John Kampfner
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-341-29-7
Faqe
344
Botimi
2021
Për John Kampfner

John Kampfner është një autor që ka fituar disa çmime, gazetar dhe komentator për çështjet e jashtme. Karrierën e ka filluar duke raportuar për gazetën Telegraph nga Berlini Lindor (gjatë rënies së Murit) dhe nga Moska (gjatë rënies së komunizmit). Ai ka shkruar e raportuar për çështjet politike për gazetën Financial Times dhe BBC, dhe më vonë ka qenë edhe kryeredaktor i New Statesmann. Është një analist i rregullt radioje dhe televizioni, bën dokumentarë dhe është autor i pesë librave, ndër ta edhe i bestsellerit “Blair’s Wars”.