Miliona lexuesit që adhurojnë “Fëmijët më të këqij në botë” tani do të zbulojnë në këtë libër disa nga të rriturit më të tmerrshëm, “Prindërit më të këqij në botë”, sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Walliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të mrekullueshme nga gjeniu artistik Tony Ross.
A jeni gati të njiheni me prindërit më të këqij të të gjitha kohërave?
Këto dhjetë tregime me mama të lajthitura dhe baballarë mizorë do t’ju bëjnë që të shkundeni nga të qeshurat.
Mbyllni hundët afër Piter Pongut, njeriu me këmbët më kutërbuese në botë... Mos i dilni përpara Harriet Hurry, mamasë më të shpejtë mbi dy rrota... dhe, oh jo, është edhe prindi më turpëronjës në botë, Supermami! Me furçën dhe leckën e pastrimit të banjos në dorë, ajo del gjithandej për të shpëtuar botën ...
Do të shkriheni së qeshuri me prindërit më të këqij në botë!
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.