Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Planet e Hitlerit për Ballkanin
Biografi / Monografi / Kujtime

Planet e Hitlerit për Ballkanin

1000 Lekë

Nga Londra në Moskë – Kujtime

Për herë të parë, dëshmia e Joachim von Ribbentropit, ish-ministrit të Jashtëm të Gjermanisë naziste dhe një prej protagonistëve të diplomacisë evropiane në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në këto kujtime, ai rrëfen përfshirjen e tij në ngjarjet dhe marrëveshjet që ndryshuan fatin e Evropës.

Libri sjell këndvështrimin e tij mbi zhvillimet vendimtare të kohës: riarmatimin e Gjermanisë, aneksimin e Austrisë, Marrëveshjen e Munihut, përpjekjet për një marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe paktin gjermano-sovjetik të mossulmimit. Në rrëfim shfaqen figura të rëndësishme të politikës ndërkombëtare, si Hitleri, Himleri, Geringu, Çërçilli, Daladie, Stalini dhe Molotovi.

Përtej dëshmisë personale, kujtimet zbulojnë mënyrën se si Ribbentropi i interpretonte vendimet dhe veprimet e veta diplomatike, duke u përpjekur të justifikonte politikën agresive të regjimit nazist dhe të minimizonte përgjegjësinë e tij për krimet e kryera. Pas përfundimit të luftës, ai u gjykua në Nuremberg për krime të rënda ndërkombëtare dhe u dënua me vdekje.

Kjo vepër ofron një këndvështrim mbi diplomacinë naziste dhe ngjarjet që çuan në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, mMegjithatë, si dëshmi personale e një prej protagonistëve të diplomacisë naziste, kujtimet duhen lexuar me sy kritik, duke patur parasysh përpjekjen e autorit për të justifikuar veprimet e veta dhe për të paraqitur ngjarjet nga këndvështrimi i tij.

Autor
Joakim Von Ribentrop
Përkthyes
Eqerem Gaxholli
ISBN
978-9928-4015-7-1
Faqe
320
Botimi
2011
Për Joakim Von Ribentrop

Joachim von Ribbentrop ishte një politikan dhe diplomat gjerman, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm i Gjermanisë naziste nga viti 1938 deri më 1945. Ai ishte një nga bashkëpunëtorët e Adolf Hitlerit në politikën e jashtme dhe luajti rol të rëndësishëm në marrëveshjet diplomatike që paraprinë Luftën e Dytë Botërore.

Ribentropi u bë këshilltari më i pëlqyer i Hitlerit për politikën e jashtme, sepse ndërsa diplomatët profesionistë ia tregonin të vërtetën se çfarë ndodhte jashtë Gjermanisë naziste, Ribentropi i tregonte ato që kishte qejf Hitleri të dëgjonte.

Më 1936 Ribentropi u emërua ambasador i Gjermanisë në Londër. Në fillim të vitit 1938 zëvendësoi baronin Konstantin von Neurath në postin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë në një kohë kur politika e jashtme e Gjermanisë po radikalizohej. Ribentropi ka luajtur një rol kyç në nënshkrimin e traktatit sovjeto-gjerman të mossulmimit, apo të ashtuquajturin pakti Molotov-Ribentrop i viti 1939, si dhe në aksionet diplomatike para se të sulmohej Polonia.

Pas përfundimit të luftës, ai u gjykua nga Tribunali Ushtarak Ndërkombëtar në Nuremberg dhe u shpall fajtor për të katër akuzat, përfshirë krimet kundër paqes dhe krimet kundër njerëzimit. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 16 tetor 1946.