Një libër praktik për prindërit e fëmijëve të vegjël, më shumë se 150 lojëra të shpejta, argëtuese dhe edukative. Ja ku jam unë, Mami Pesëminutëshe, me një libër plot me ide për fëmijët e moshës parashkollore, së bashku me një dozë të shëndetshme të së vërtetës. Çdo ide nuk kërkon më tepër se pesë minuta për t’u përgatitur, sepse, në të kundërt, e di që nuk do të funksionojë: ose e përfshin fëmijën, ose e bën që të shpërthejë nga inati dhe tekat. Nuk ka shumë rëndësi, do të duhen vetëm pesë minuta për ta hequr mënjanë. Kështu zemërimi im qëndron aty ku ka vendin. Ama, nëse funksionon, vogëlushët do të luajnë për pesë minuta ose edhe më shumë. Ndoshta do të qeshim së bashku, dhe unë do të ndihem si prindi gallatë me superfuqi të jashtëzakonshme. Lojërat janë të thjeshta. Ato kërkojnë mjete që tashmë ju mund t’i keni në shtëpi – edhe nëse jo, ka gjithnjë një alternativë tjetër.
Disa lojëra janë krijuar për t’u luajtur së bashku, kështu që mund të ndiheni i përfshirë në argëtim. Disa të tjera, janë krijuar për të argëtuar vogëlushët në mënyrë të pavarur për pesë minuta (ëndrra!) …
Kur t’i luani këto lojëra me fëmijët tuaj, do të argëtoheni dhe qeshni së bashku.
Të kujdesesh për fëmijët është kaq bukur, do të kaloni momente të paharrueshme. Fitore e lehtë? Pa diskutim! Mos e humb durimin!
Daisy Upton është londineze nënë e dy fëmijëve dhe punon si mësuese ndihmëse. Ajo krijoi me shumë pasion dhe përkushtim personazhin Pesë minuta mama pasi kërkonte mënyra të shpejta dhe të thjeshta për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar, dhe prindërve t’u jepte pak më shumë qetësi.