Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Për atë mrekulli që do të bëhesh ti
Emocione / Familje / Zhvillim Personal

Për atë mrekulli që do të bëhesh ti

1000 Lekë

Si do të bëhesh kur ti të rritesh?

Ky libër është një kremtim i pritshmërive dhe i të gjithë dashurisë që ka një prind për fëmijën... sido që të jetë e sido që të bëhet ai!

Dhurata e duhur për fëmijë të çdo moshe, si edhe një zgjedhje e mrekullueshme për festa para lindjes së bebit, ditëlindje etj.!

Vargjet me rimë të Emily Winfield Martin shprehin gjithçka të bukur që prindërit mendojnë për fëmijët e tyre. Po kështu edhe ilustrimet shumëngjyrëshe e bëjnë librin mjaft argëtues dhe fëmiijët e prindërit do të kënaqen e do ta lexojnë përsëri dhe përsëri.

Për atë mrekulli që do të bëhesh ti përcjell një mesazh të dashur dhe të sinqertë, që do të mbetet i vlefshëm për gjithë jetën.

Një librër dhuratë e mrekullueshme për njerëzit që doni, në çdo rast të veçantë.

Autor
Emily Winfield Martin
Ilustrues
Emily Winfield Martin
Përkthyes
Anisa Memushi, Rudina Çupi
ISBN
978-9928-286-47-5
Faqe
36
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
3 - 5 vjeç
Për Emily Winfield Martin

Emily Winfield Martin kaloi shumë kohë të fëmijërisë duke imagjinuar se çfarë do të bëhej kur të rritej. E, në fakt, ajo u bë shumëçka: piktore, qëndistare, stërvitëse macesh, autore dhe ilustruese librash si: “Dreams Animals” dhe “Day Dreamers”. Dyqani i saj me punime artizanale “The Black Apple” është reklamuar nëpër faqe uebi dhe televizione në SHBA. Emily jeton në afërsi të parkut natyror të Portlandit në Oregon, ku endet në kërkim të përvojave të reja. Ju ftojmë të vizitoni faqen e saj ueb: emilywinfieldmartin.com.