PARAJA - motori i shpirtit tonë, objekt i dëshirave tona, shpikja më e madhe e njerëzimit.
Paraja është gjithçka. Ajo na jep dhe na heq lirinë. Na frymëzon dhe na prish mendjen.
Por çfarë është paraja? Zbulojeni në këtë libër që të mban pezull…, paraqet në mënyrë bindëse, argëtuese dhe origjinale idenë se paraja me të vërtetë e vë botën në lëvizje.
Në librin e tij shpjegues, zbavitës dhe shpesh befasues, ekonomisti David McWilliams skicon marrëdhëniet mes njerëzve dhe parasë – duke nisur nga pllaka prej argjile në Mesopotami deri te monedhat në Greqinë e Lashtë, nga matematikanët e botës Arabe të Mesjetës te Revolucioni Francez, dhe nga dalja e dollarit amerikan drejt e te kriptomonedha e sotme. Gjatë kësaj rruge takojmë një sërë personazhesh që janë marrë me risitë e parasë, duke përçarë shoqërinë dhe transformuar mënyrën tonë të jetesës. Ashtu si vetë shoqëria njerëzore, edhe paraja ka ndryshuar vazhdimisht duke u përshtatur me kohën dhe rrethanat e saj.
Pyetja që shtrohet është: Gjatë këtyre 5000 vjetëve të fundit, kemi ndryshuar ne paranë apo paraja na ka ndryshuar ne?
Libri Paraja na rrëfen një histori të re të species sonë. Duke e marrë lexuesin në një udhëtim epik përmes historisë së parasë, McWilliams na zbulon rolin e saj thelbësor në botën tonë.
DAVID McWILLIAMS është ekonomist, autor dhe prezantues, me një aftësi unike për ta bërë ekonominë të kuptueshme. Ai shkruan një rubrikë javore për gazetën The Irish Times, drejton Podcast-in e tij - një podcast ekonomik që transmetohet dy here në javë - dhe është bashkëthemelues i Festivalit të Librit në Dalkey, si dhe i festivalit të vetëm në botë që bashkon ekonominë dhe komedinë e shfaqur drejtpërdrejtë, Kilkenomics, që zhvillohet në Trinity College Dublin. Më përpara, ai ka pasur disa punë - karriera e tij si ekonomist monetar filloi në Bankën Qendrore të Irlandës, përpara se të kalonte në UBS dhe Banque Nationale de Paris.