Një libër me aktivitete, i domosdoshëm për prindërit, mësuesit, ndihmësit, terapistët dhe drejtuesit e rinj, të cilët duan të ndihmojnë fëmijët të kuptojnë dhe të lënë pas shqetësimet dhe do të të japin ide se si të ndihen më mirë
Të gjithë shqetësohemi herë pas here dhe ky libër i këndshëm aktivitetesh është një mënyrë shumë e mirë për të menduar dhe folur rreth problemeve të ndryshme, në mënyrë që të vijosh të jesh vetvetja dhe të shijosh jetën.
Një libër për fëmijë e të rinj që të jenë të qetë e të lumtur dhe me besim te vetja.
Ilustrimet argëtuese të Katie Abey e bëjnë librin tërheqës dhe të lehtë për t’u përdorur.
Libri përfshin gjithashtu një hyrje dhe shënime për prindërit nga konsulentja Dr. Sharie Coombes, psikoterapiste për fëmijë dhe familje.
Dr. Sharie Coombes e ka nisur karrierën si mësuese në arsimin fillor, drejtuese shkolle dhe këshilluese e autoriteteve lokale. Më pas u specializua si psikoterapiste psikodinamike për fëmijë dhe familje, neuropsikoterapiste, terapiste e fokusuar te zgjidhjet dhe specialiste e hipnoterapisë pediatrike. Në vitin 2007, Sharie mori doktoraturën në edukim nga Universiteti i Brighton-it dhe është eksperte në përdorimin terapeutik të modeleve gjuhësore. Ajo bashkëpunon me shkollat për të mbështetur shëndetin mendor të fëmijëve, familjeve dhe stafit, si edhe me ekipin psikosocial të British Red Cross, në kuadër të shërbimeve për mbështetjen e refugjatëve dhe kërkimin e familjarëve në nivel ndërkombëtar.
Katie Abey është një ilustruese dhe autore britanike, e njohur për ilustrimet e saj shumëngjyrëshe, lozonjare dhe fantastike. Ajo krijon libra për fëmijë, ilustrime dhe personazhe me humor e imagjinatë.