Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Operacioni “Bananet” (hardcover)
David Walliams

Operacioni “Bananet” (hardcover)

1500 Lekë

Viti 1940. Britania është në luftë me Gjermaninë naziste.

Eriku njëmbëdhjetëvjeçar i kalon ditët në vendin që e bën më të lumtur: në Kopshtin Zoologjik të Londrës. Atje jeton një kafshë të cilën ai e ka shumë për zemër: gorilla Gertrudë.

Bombat bien nëpër të gjithë Londrën, ndaj Eriku duhet ta shpëtojë Gertrudën.

Bashkë me dajën e tij, Sidin, kujdestarin e Kopshtit Zoologjik, ata arratisen. Por, duke u fshehur përgjatë bregdetit ata zbulojnë një komplot nazist tepërsekret…

Operacioni “Bananet” është një aventurë zbavitëse dhe emocionuese për të gjithë familjen që të lë pa frymë!

Autor
David Walliams
Ilustrues
Tony Ross
Përkthyes
Geiv Tomço
ISBN
978-9928-341-50-1 (HARDCOVER)
Faqe
476
Botimi
2022
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për David Walliams

DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.

Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.

ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.

Për Tony Ross

Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.