Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Nuk kuptohemi më!
Prindërim

Nuk kuptohemi më!

1000 Lekë

“Nuk po e kuptojmë më njëri-tjetrin: Si ta kalojmë pa pasoja adoleshencën, nga 12 deri në 17 vjeç.” - është një libër për prindërit që përballen me ndryshimet e mëdha emocionale, sociale të fëmijës së tyre gjatë adoleshencës.

Midis moshës 12 dhe 17 vjeç, marrëdhënia prind–fëmijë mund të bëhet e vështirë: debatet shtohen, dyert përplasen, komunikimi ndërpritet dhe prindi shpesh ndihet i pafuqishëm përballë reagimeve të adoleshentit.

Libri ndihmon për të kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre sjelljeve dhe si të ruhet lidhja pa hequr dorë nga kufijtë dhe autoriteti prindëror.

Nëpërmjet këshillave konkrete dhe shembujve nga jeta e përditshme, autorët sugjerojnë mënyra për të komunikuar më mirë, për të menaxhuar konfliktet dhe për ta ndihmuar adoleshentin drejt rritjes dhe pavarësisë, duke ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të besueshme. “Dyer që përplasen” nuk janë thjesht rebelim. Pas zemërimit, heshtjes apo mbylljes në dhomë mund të fshihen nevoja për pavarësi, respekt dhe hapësirë personale.

Të vendosësh kufij pa e prishur marrëdhënien është një nga sfidat kryesore të kësaj periudhe. Adoleshenti ende ka nevojë për prindin, edhe pse sillet sikur nuk ka nevojë për askënd.

Libri përmban ilustrime të situatave të përditshme, shpjegime shkencore dhe këshilla praktike.

Autor
Isabelle Filliozat
Ilustrues
Anouk Dubois
Përkthyes
Irena Barjami
ISBN
978-9928-341-12-9
Faqe
252
Botimi
2021
Për Isabelle Filliozat

Isabelle Filliozat është psikoterapiste, shkrimtare dhe lektore franceze, e specializuar në inteligjencën emocionale dhe marrëdhëniet njerëzore. Ajo ka mbi 40 vite përvojë në punën me emocionet, marrëdhëniet prind-fëmijë dhe prindërimin pozitiv. Filliozat është gjithashtu nënë e dy fëmijëve, përvojë që ajo e lidh ngushtë me punën e saj mbi prindërimin. Ka shkruar dhe është bashkëautore në më shumë se 50 libra, të përkthyer në 28 gjuhë.

Për Anouk Dubois

Anouk Dubois është psikomotriciste, trajnere për fëmijërinë e hershme, mësuese e certifikuar e programit “Prindër të ndërgjegjshëm”, trajnere në Komunikimin Efektiv – Metoda Gordon, si dhe ilustruese.