Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Njerëz të tejpërpunuar
Mirëqenie / Shëndet

Njerëz të tejpërpunuar

2000 Lekë

Nuk jeni ju, është ushqimi!

Pse konsumojmë produkte që nuk janë ushqime të shëndetshme… dhe pse nuk mund të heqim dorë prej tyre.

Bashkohuni me Chris në udhëtimin e tij në botën e shkencës së ushqimit dhe dietën e ushqimeve ultra të përpunuara. Zbuloni se përse ushtrimet fizike dhe forca e vullnetit nuk mund të na shpëtojnë. Si ndikojnë në të vërtetë ushqimet ultra të përpunuara në trupin, shëndetin, fëmijët dhe planetin tonë.

Ky libër do t’ju ndryshojë, jo vetëm mënyrën se si ushqeheni, por edhe mënyrën se si e mendoni ushqimin. Dhe i bën të gjitha këto pa asnjë aluzion kritike apo stigme për peshën trupore. Informacion i hollësishëm për çdo aspekt të ushqimit ultra të përpunuar, që nga mënyra se si ndikon ai te mikrobet në zorrët tona, pse prodhimi i tij është kaq fitimprurëse e deri te arsyeja pse është kaq e vështirë të hahet vetëm një tas me drithëra dhe pse çdo ushqim që tregtohet si "më i mirë për ju", pothuajse me siguri, nuk është i tillë.

Autori i mbështet pretendimet e tij me një eksperiment vetjak, së bashku me shumë kërkime, shpesh tronditëse.

Pasi ta keni lexuar librin me siguri do të pyesni veten se çfarë hani dhe si është prodhuar ajo që konsumoni.

Fitues i çmimit Fortnum & Mason për librin e vitit për ushqimin.

Libri shkencor i vitit i gazetës Sunday Times.

Libri i vitit: The Times, Sunday Times, New Yorker, The Economist, Good Housekeeping, Daily Mail, Amazon.

Autor
Chris van Tulleken
Përkthyes
Qemal Shkurti
ISBN
978-9928-481-23-8
Faqe
416
Botimi
2025
Për Chris van Tulleken

CHRIS VAN TULLEKEN është mjek i sëmundjeve infektive në Spitalin për Sëmundjet Tropikale në Londër. Ai ka studjuar në Oksford dhe ka një doktoraturë në virologjinë molekulare nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL), ku është profesor i asociuar. Hulumtimi i tij fokusohet në atë se si korporatat ndikojnë në shëndetin e njeriut, veçanërisht në kontekstin e ushqyerjes së fëmijëve, dhe ai punon me UNICEF-in dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë në këtë fushë.

Si një nga prezantuesit e njohur të BBC-së për fëmijë dhe të rritur, ai është vlerësuar me dy çmime BAFTA. Ai jeton në Londër me gruan dhe dy fëmijët e tij.