Vlerësuar me më shumë se 14 çmime
E vendosur në një nga vitet më të trazuara të historisë moderne amerikane, “Një verë e çmendur” është rrëfimi prekës e zbavitës i tri vajzave që udhëtojnë për në Okland, Kaliforni, në 1968-ën, në kërkim të mamasë që i ka braktisur. Kjo histori e paharrueshme rrëfehet nga shkrimtarja e shquar për libra për fëmijë dhe adoleshentë, Rita Williams Garcia. Autorja e shkroi këtë histori duke u mbështetur edhe te kujtimet e saj në vitet ’60-të si dhe te ditari që mbante në atë periudhë.”
Gjatë kësaj vere “të çmendur”, tri motrat zbulojnë më shumë për familjen, historinë e vendit të tyre dhe, mbi të gjitha, për veten.
Një histori e fuqishme për familjen, identitetin dhe guximin, që do të mbetet gjatë në mendjen e lexuesit.
Ky është një libër që lexohet e rilexohet me ëndje.
Rita Williams Garcia është një shkrimtare e shpallur bestseller nga New York Times dhe fituese e çmimit PEN/Norma Klein. “NJË VERË E ÇMENDUR” është një nga shtatë romanet më të njohura të saj për të rinj. Rita Williams-Garcia jeton në Xhamajka, Nju-Jork. Ajo është pjesë e stafit të kolegjit të Vermontit për artet e bukura në programin e shkrimit për fëmijë dhe të rinj dhe ka dy vajza të rritura, Mishel dhe Stefani.