Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Një rrëfim lëndues
Biografi / Monografi / Kujtime

Një rrëfim lëndues

1000 Lekë

Çfarë ndodh pas dyerve të spitaleve, aty ku jeta dhe vdekja ndahen nga sekonda, lodhja bëhet pjesë e përditshmërisë dhe humori kthehet në një mënyrë për të përballuar të papërballueshmen?

Në këtë libër, Adam Kay, ish-mjek në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar britanik, rrëfen përmes përjetimeve personale anën e panjohur të jetës së një mjeku të ri. Me ironi të mprehtë dhe sinqeritet të pazakontë, ai rrëfen përvojat e tij në repartet spitalore, nga rastet absurde dhe situatat e sikletshme deri te momentet kur çdo vendim mund të përcaktojë fatin e një pacienti.

I shkruar në fshehtësi të plotë, në netë pa gjumë dhe fundjava të lodhshme, ditarët e Adam Kay-t na japin një realitet pa censurë: turne rraskapitëse, përgjegjësi të jashtëzakonshme, sakrifica personale dhe një sistem shëndetësor nën presion të vazhdueshëm. Kay na tregon se si mjekët përpiqen të ruajnë profesionalizmin dhe njerëzillëkun, edhe kur lodhja, frika dhe humbja bëhen pjesë e përditshme e punës së tyre.

I drejtpërdrejtë, prekës dhe shpesh me humor, ky libër është një vështrim i rrallë për jetën brenda dhe jashtë reparteve spitalore, si dhe sfidat e profesionit të mjekut.

Pas çdo bluze të bardhë qëndron një njeri, që përpiqet të shpëtojë të tjerët, ndërsa lufton për të përballuar peshën e gjithçkaje që sheh dhe përjeton.

Autor
Adam Kay
Përkthyes
Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-219-96-1
Faqe
288
Botimi
2018
Për Adam Kay

Adam Kay është skenarist, komedian, mjek. Fillimet e karrierës së tij ka punuar si mjek e më pas ka vijuar të zhvillojë pasionet e tij në krijimtari. Adam Kay është veçanërisht i njohur për aftësinë për ta bërë shkencën dhe mjekësinë të kuptueshme dhe argëtuese, edhe për lexuesit e rinj. Ai kombinon njohuritë mjekësore me humorin, historitë personale dhe shpjegimet e thjeshta.

Fillimisht u bë i njohur sidomos me librin Një rrëfim lëndues, një bestseller ndërkombëtar i bazuar në përvojat e tij si mjek, e më pas me Anatominë e Keit dhe disa botime të tjera mjaft të vlerësuara.