Një libër që do t’i bëjë fëmijët të qeshin, të provojnë përsëri e përsëri dhe të zbulojnë sa zbavitëse mund të jetë loja me fjalët!
Njihuni me personazhet më të veçantë në këtë përrallë në vargje, me z. Gum që ka shtatë gunga, me Goglën që nuk e nxe krevati i vogël, me Goksin që bën boks, , Zepin që do të gatuaj, po edhe me Zansin që konservat na i hap me një bri.
Me kombinimin e tij të veçantë të historive gazmore, ilustrimeve plot fantazi dhe rimave plot ritëm, Dr. Seuss argëton fëmijët e vegjël dhe i ndihmon të mësojnë të lexojnë për më shumë se pesëdhjetë vite.
Libri është veçanërisht i përshtatshëm për lexuesit e vegjël që sapo kanë nisur të lexojnë. Një klasik i dashur ndër breza, që rikthehet për t’u zbuluar edhe nga një brez i ri fëmijësh.
Një peshk, dy peshq, peshk i kuq, peshk blu është në listën zyrtare të letërsisë së rekomanduar në shkolla, miratuar nga Ministria e Arsimit.
Kolana LIBRA PËR LEXUES FILLESTARË
Me histori që tërheqin fëmijët, fjalor të përshtatshëm dhe ilustrime shumëngjyrëshe e plot gëzim, librat nxitin dëshirën për lexim që në moshë të hershme.
Libra të tjerë të Dr. Seuss në gjuhën shqipe
Maçoku me kapele doku
Dinake me çorape
Kërcim dhe dëfrim
Vezë jeshile dhe sallam
Dr. Seuss ishte pseudonimi i Theodor Seuss Geisel. Ai lindi në vitin 1904 në Springfield, Massachusetts. Pas studimeve në Dartmouth College, në New Hampshire, dhe më vonë në Universitetin e Oksfordit, në Angli, ai punoi si humorist dhe karikaturist për revista, si edhe krijues reklamash. Dr. Seuss ka një kontribut të veçantë në transformimin e letërsisë për fëmijë. Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ai shkroi dhe ilustroi më shumë se 60 libra, të cilët janë shitur në mbi 600 milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në dhjetëra gjuhë. Ai është i njohur dhe shumë i dashur nga fëmijët dhe prindërit për stilin e tij të veçantë në ilustrime, në krijimin e personazheve fantastikë si dhe vargjet ritmike e plot humor. Një ndër ndër veprat e tij më të famshme “Maçoku me kapele doku” (The Cat in the Hat), u botua në vitin 1957.