Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Natën e mirë, natën e mirë, kantieri në errësirë
Aventurë / Fantazi

Natën e mirë, natën e mirë, kantieri në errësirë

1000 Lekë

Teksa dielli perëndon pas kantierit të madh të ndërtimit, të gjithë kamionët e kantierit përgatiten të thonë natën e mirë. Një nga një, Kamioni vinç, Betoniereja, Kamioni Veshkarkues, Buldozeri dhe Ekskavatori përfundojnë punën dhe shtrihen të pushojnë — që të jenë gati për një ditë tjetër me punë e plot aventura në kantier!

Me ilustrimet shumëngjyrëshe të ilustruesit bestseller Tom Lichtenheld dhe me një tekst të bukur, me rimë, ky libër për fëmijë me temë ndërtimin do t'i bëjë adhuruesit e kamionëve të të gjitha moshave të zbulojnë edhe më shumë.

Kjo histori e bukur sugjerohet të lexohet me zë të lartë nga prindërit për fëmijët. Por edhe fëmijët e vegjël mund ta lexojnë vetë, përsëri dhe përsëri.

Autor
Sherri Duskey
Ilustrues
Tom Lichtenheld
Përkthyes
Edlir Velaj
ISBN
978-9928-286-31-4
Faqe
32
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
2 - 5 vjeç
Për Sherri Duskey

SHERRI DUSKEY RINKERi jeton në Çikago me burrin e saj fotograf dhe me dy djemtë energjikë dhe kureshtarë: njëri i magjepsur pas kandrrave dhe magjisë, tjetri pas kamionëve dhe trenave. Ajo është vazhdimisht e frymëzuar dhe, shpesh, e rraskapitur. E shkroi këtë përrallëz me shpresën e mbrëmjeve sa më të lumtura e një gjumi sa më të ëmbël.

Për Tom Lichtenheld

TOM LICHTENHELD-i është ilustruesi i shumë librave të suksesshëm, të publikuar nga New York Times, si “Duck! Rabbit!”, në bashkëpunim me Amy Krouse Rosenthal-in dhe “Shark vs. Train”, në bashkëpunim me Chris Barton-in. Disa nga librat e suksesshëm të shkruar apo të ilustruar prej tij përfshijnë librat për fëmijë “E-mergency!” dhe “What Are You So Grumpy About?”, vlerësuar nga ALA (Shoqata jo-fitimprurëse e Librarive Amerikane ) me çmimin “Notable Children's Books” dhe “Bridget’s Beret”. Librat e tij mund t’i shihni në adresën e internetit www.tomlichtenheld.com.