Hyni në botën e mrekullive të shkrimtarit BEN MILLER
Xheksoni di gjithçka për drerin fluturues, elfët dhe punishten e fshehtë në Polin e Veriut. Ai di që Babagjyshi i Krishtlindjes i shpërndan dhuratat me magji, në të gjitha anët e botës vetëm brenda një nate.
Por një gjë nuk e di: si u bë Babagjyshi i Krishtlindjes një Babagjysh Krishtlindjeje?
Gjithçka ndryshon kur, një natë Krishtlindjeje, Xheksoni takohet me Babagjyshin dhe dëgjon historinë e tij të pabesueshme. Ndoshta nuk është ajo që priste Xheksoni, por asnjë histori e mirë nuk është kurrë ashtu si e imagjinon.
Kjo histori e mrekullueshme me ilustrime të bukura na tregon, një herë e përgjithmonë, se Babagjyshi i Krishtlindjeve ekziston vërtet!
Nga Ben Miller lexo edhe: Dita kur u magjepsa nga një përrallë; Djaloshi që e bëri botën të zhdukej
Ben Miller është autor bestseller, aktor, regjisor dhe komedian britanik. Ai është i njohur për humorin e tij dhe për role në filma e seriale të suksesshëm. Si autor, Ben Miller ka shkruar histori magjike dhe plot humor për fëmijë, si Nata kur takova babagjyshin e Krishtlindjes dhe Djaloshi që e bëri botën të zhdukej, Dita kur u magjepsa nga një përrallë etj. Librat e tij ndërthurin aventurën, fantazinë dhe humorin, duke sjellë histori të ngrohta që i argëtojnë dhe i frymëzojnë lexuesit e vegjël.
Daniela Jaglenka Terrazzini
Daniela Jaglenka Terrazzini është ilustruese, punët e së cilës janë ekspozuar në mbarë botën. Ajo ka studiuar artet e bukura në Milano, përpara se të transferohej në Londër për të studiuar fotografinë. Qasja bashkëkohore e Danielës ndaj stilit klasik i mundëson asaj të punojë me disa libra me ilustrime mjaft sfiduese. Librat e saj kanë marrë vlerësime të shumta nga profesionistët e industrisë së botimeve.