Tri javë – dy motra – një makinë
Raina mezi pret të bëhet motër e madhe por kur lind Amara, ajo kupton se gjërat nuk do të jenë aspak ashtu siç i kishte imagjinuar apo shpresuar.
Edhe pse Amara është e lezetshme, ajo është disi e çuditshme dhe i pëlqen të luajë vetëm. Marrëdhënia e tyre nuk përmirësohet me kalimin e viteve. Por kur në familje vjen edhe një vëlla i vogël dhe marrëdhënia e prindërve fillon të ketë probleme, motrat kuptojnë se duhet të gjejnë një mënyrë për t’u marrë vesh me njëra-tjetrën dhe iu duhet të gjejnë një zgjidhje.
Në fund të fundit, janë motra.
Një roman i zhanrit novelë grafike i ilustruar bukur, i shkruar me stilt ë veçantë dhe gjuhë të thjeshtë. Libri i duhur për lexuesit e librave Guxo dhe Buzëqesh.
RAINA TELGEMEIER është autorja numër 1 më e shitur e New York Times, krijuese e librave grafikë të bazuar mbi kujtimet e saj të fëmijërisë, si “Buzëqesh”, “Motrat” dhe “Guxo” të cilët janë fitues të disa çmimeve Eisner. Ajo është gjithashtu krijuese e “Drama” dhe “Gohts”, dhe është krijuese dhe ilustruese e katër novelave të para grafike Baby-sitters Club. Raina jeton në zonën bregdetare të San Franciskos. Për të mësuar më shumë për të, lexoni në faqen e saj online: www.goRaina.com.