Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Mjeshtri i tmerrshëm
Aventurë / Fantazi

Mjeshtri i tmerrshëm

800 Lekë

Mjeshtër Buçima: më i rrezikshëm se zonjusha Bulstronk, më tinëzar se zoti Ellemet.

“Fëmijët nuk hyjnë në punë për asgjë. Ngathalaqë të ngratë. Të padobishëm. A ke parë ndonjëherë ndonjë fëmijë të shpallet kampion bote? Nuk ma merr mendja. Dhe, a e dini pse? Sepse nuk bëjnë më të mirën. Vë bast se edhe një lopë shtrembaluqe, nëse dëshiron, mund të bëhet kampione noti. Dhe tani, hopa, shpejt në ujë!”

Lefi, sipas të atit, kishte një talent hyjnor në not, ndaj duhej të stërvitej nga legjendari Boris Buçima. Të gjithë mendojnë se ai është i mrekullueshëm, ngaqë është i pashëm dhe kujdeset për fokat e gjora. Por, Lefi di diçka më tepër: Buçima është mjeshtri më i tmerrshëm në botë.

Dhe ja, Lefi zbulon një të fshehtë të frikshme... Buçima ka rrëmbyer një fëmijë. Bashkë me fqinjën e tij, Litën, hidhen në veprim.

A do të munden ata t’ia çjerrin maskën mjeshtrit të tmerrshëm?

Autor
Jozua Douglas
Ilustrues
Elly Hees
Përkthyes
Irena Rama
ISBN
978-9928-286-96-3
Faqe
208
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për Jozua Douglas

Jozua Douglas është shkrimtar holandez i letërsisë për fëmijë. Ai filloi të shkruante që në moshën gjashtëvjeçare dhe më vonë studioi gazetari dhe komunikim. Para se t’i kushtohej letërsisë për fëmijë, punoi si gazetar. Libri i tij i parë për fëmijë, De Kusjeskrokodil, u botua në vitin 2009. Më pas ai u bë i njohur për librat humoristikë me aventura, ndër të cilët Mjeshtri tmerrshëm, Binjakët e prapë etj. Douglas ka fituar disa çmime të rëndësishme. Një prej tyre është ai i vitit 2013, Hotze de Roosprijs, ku autori u vlerësua nga lexuesit për librin Mjeshtri i tmerrshëm.

Ai njihet për humorin, aventurat dhe historitë argëtuese, ndaj shpesh është krahasuar me Roald Dahl, të cilin Douglas e konsideron një nga frymëzuesit e tij të rëndësishëm. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë.

Për Elly Hees

Elly Hees është ilustruese dhe dizajnere grafike holandeze, e njohur për ilustrimet e saj plot humor, gjallëri dhe fantazi në letërsinë për fëmijë. Ajo ka ilustruar mbi 50 libra për fëmijë, duke bashkëpunuar me autorë të njohur si Tosca Menten, Jozua Douglas, Francine Oomen, Manon Spierenburg dhe Thijs Goverde.

Hees është vlerësuar për stilin e saj të lirshëm dhe ekspresiv, ku personazhet dhe situatat marrin jetë përmes detajeve humoristike dhe vizatimeve plot karakter.