Të vërteta befasuese mbi përmbushjen, dashurinë dhe suksesin.
Jemi rritur duke menduar se suksesi do të na bëjë të lumtur, se paratë do të na japin lirinë dhe se arritja e qëllimeve tona do të na bëjë më të plotësuar. Por, a është vërtet kështu?
Në këtë rrëfim, sipërmarrësi dhe autori Steven Bartlett sfidon bindjet që shoqëria na ka mësuar për suksesin, statusin, bukurinë dhe lumturinë. Përmes përvojave personale, reflektimeve të sinqerta dhe zbulimeve mbi psikologjinë njerëzore, ai na tregon pse rendja e vazhdueshme pas gjërave që na mungojnë mund të na largojnë nga ajo që ka vërtet rëndësi.
Ky nuk është thjesht një libër për të arritur më shumë, por për të kuptuar se çfarë ia vlen të arrish. Ai të fton të rishikosh ambiciet e tua, të çlirohesh nga pritshmëritë e të tjerëve dhe të ndërtosh një jetë që nuk duket vetëm e suksesshme nga jashtë, por ndihet e plotë nga brenda.
Sepse suksesi i vërtetë nuk matet vetëm me atë që zotëron, por edhe me mënyrën se si jeton, dashuron dhe ndihesh.
Një libër për këdo që dëshiron të arrijë më shumë, pa e humbur veten gjatë rrugës së suksesit.
STIVEN BARTLETT është themeluesi i agjencisë së marketingut të rrjeteve sociale, Social Chain. Nga një dhomë e vogël në Mançester, ku jetoi pasi braktisi universitetin, kur ai ishte ende 21 vjeç ndërtoi atë që do të bëhej një nga kompanitë për rrjetet sociale më me ndikim në botë. Në moshën 27-vjeçare, kompania e tij u vlerësua me shifrën 200 milionë paund.
Bartlett lindi në një fshat në Botsvana të Afrikës. U rrit si një djalë me ngjyrë në një zonë ku jetonin kryesisht të bardhë, në jugperëndim të Anglisë. Ai nuk kishte as para e as nota të mira, por kishte një ndjenjë të pathyeshme besimi për një perspektivë jashtëzakonisht të pazakontë. Bartlett konsiderohet si një nga sipërmarrësit dhe reflektuesit filozofik më të talentuar dhe më të suksesshëm të Europës.