Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Mësuesit më të këqij në botë
David Walliams

Mësuesit më të këqij në botë

1500 Lekë

Miliona lexuesit që adhurojnë “Fëmijët më të këqij në botë” tani do të zbulojnë në këtë libër disa nga të rriturit më të tmerrshëm, “Mësuesit më të këqij në botë”, sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Walliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të mrekullueshme nga gjeniu artistik Tony Ross.

KUJDES! KËTA MËSUES DO T'JU FUTIN TË DRIDHURAT ...

Të duken të këqij mësuesit e tu, ë?! Le të njohësh këta! Plot dhjetë histori për mësues të liq nga më të llahtarshmit... këto të bëjnë t'ia mbathësh nga dyert e shkollës.

Doktor Tmerri jep shkencë dhe është gjysmë njeri e gjysmë përbindësh...

Ruaju nga mësuese Sithja e kobshme. Ajo është GJITHNJË e nxehur dhe në kërkim të dënimeve...

Kurse, sa për mësues Fobin: ai është ndryshe nga mësuesit e tjerë. Atij i ka hyrë lepuri në bark prej... fëmijëve!

Autor
David Walliams
Ilustrues
Tony Ross
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-286-59-8
Faqe
310
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
9 – 11 vjeç
Për David Walliams

DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.

Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.

ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.

Për Tony Ross

Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.