Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Megamonstër
David Walliams

Megamonstër

1300 Lekë

Shumë larg nga botës që ne njohim, në një ishull vullkanik, mes ujërave përplot me peshkaqenë ndodhet një kështjellë e lashtë prej guri e cila është kthyer në një shkollë. Jo një shkollë dosido. Por një shkollë ku dërgohen fëmijët më të pabindur në botë. Ajo quhet SHKOLLA MIZORE.

Nuk ka asnjë mundësi arratisjeje. Ka tmerre nga më të ndryshmet në SHKOLLËN MIZORE. Mësuesit janë të llahtarshëm, darkat janë të neveritshme dhe mësimet të shtijnë makthe.

Ç’lloj krijese do të formohej nëse përbindëshat më të llahtarshëm, të frikshëm dhe të shpifur që mund të mendoni, do të bashkoheshin në një trup të vetëm? Dhe kush do të kishte guxim fë luftonte kundër kësaj krijese? Njihuni me Hokataren, një vajzë e vogël e gatshme që të luftojë kundër mega përbindëshi!

Megamonster është një aventurë fantastike, gazmore dhe plot të papritura.

Kështu që vazhdo të lexosh, por vetëm nëse ke mjaftueshëm guxim.

Autor
David Walliams
Ilustrues
Tony Ross
Përkthyes
Geiv Tomço
ISBN
978-9928-341-87-7
Faqe
384
Botimi
2024
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për David Walliams

DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.

Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.

ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.

Për Tony Ross

Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.