Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Mbretëria Dardane
Historikë

Mbretëria Dardane

500 Lekë

Histori e shkurtër e shtetit 2400 - vjeçar

Kush ishin shtatëdhjetë fiset ilire që shtriheshin në viset e Ballkanit Perëndimor? - Ku gjenden gjurmët e fisit më të madh ilir të dardanëve në ketë territor?

Një histori e shkurtër mbi lashtësinë dhe kulturën e dardanëve, një prej fiseve më të rëndësishme ilire që shtrihej në trevat ku sot ndodhet sot Kosova.

Formimi i Mbretërisë Dardane, që përfaqëson organizimin më të lartë të kohës në, diplomaci, ekonomi, mbrotje, metalurgji etj., i renditin dardanët në një nivel zhvillimi me shtetet e tjera të botës antike. U ngritën shumë qytete, si: Ulpiana, Nishi, Skupi etj.

Historia e dardanëve ështe e mbushur me ngjarje të shumta, luftra për çlirimin e tokave të pushtuara dhe organizimin e ushtrisë dardane që ishte nga me të fuqishmet e kohës.

Po kështu në libër do të njiheni me kulturën dhe traditat dardane: artin dekorativ, veglat muzikore, mozaikët, skulpturat, pallatet luksoze etj.

Traditat e lashta të dardanëve sot trashëgohen në Kosovë, e cila mbron, zhvillon dhe kujdeset për ruajtjen e këtij thesari historik, shpirtëror dhe monumental dhe të përcillet brez pas brezi.

Autor
Luan Përzhita
ISBN
978-99943-807-7-0
Faqe
96
Botimi
2009
Mosha e sugjeruar
11 - 15 vjeç
Për Luan Përzhita

Prof. Dr. Luan Përzhita është arkeolog dhe studiues. Ka qenë profesor i Arkeologjisë dhe Historisë së Lashtë në Universitetin e Tiranës dhe drejtor i Institutit të Arkeologjisë. Aktualisht drejton dhe merr pjesë në projekte të shumta arkeologjike në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare, Ai është autor dhe bashkëautor i disa botimeve mbi historinë antike dhe mesjetare.