Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Mbi origjinën e specieve
Didaktikë

Mbi origjinën e specieve

1000 Lekë

“Shumë, shumë kohë më parë, përpara se të ekzistonin njerëzit, bota e gjallë ishte krejt ndryshe nga ajo që njohim sot.”

Biologia molekulare dhe ilustruesja Sabina Radeva e ka sjellë këtë vepër të rëndësishme në një libër të mrekullueshëm me ilustrime, që mund të shijohet si nga fëmijët, ashtu edhe nga të rriturit. Përmes ilustrimeve të bukura dhe tërheqëse, teoria e evolucionit bëhet më e kuptueshme dhe më e gjallë për lexuesit e rinj — dhe për këdo që dëshiron të zbulojë më shumë rreth saj.

Duke u mbështetur në vëzhgimet që Darwini bëri gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë dhe në shpjegimin e tij novator se si speciet lindin, përshtaten dhe ndryshojnë përgjatë mijëra e miliona vjetësh, Mbi origjinën e specieve na tregon historinë e evolucionit në një mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe tërheqëse.

Darvinit i pëlqente shumë të vëzhgonte dhe të koleksiononte insekte të shumëllojshme.

Provo aftësitë e tua prej natyralisti, duke përdorur albumin e insekteve në fund të librit për të gjetur dhe për të identifikuar disa nga speciet e brumbullit dhe të fluturave që gjenden në brendësi të librit.

Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.

Autor
Sabina Radeva
Ilustrues
Sabina Radeva
Përkthyes
Anisa Memushi
ISBN
978-9928-286-70-3
Faqe
64
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për Sabina Radeva

Mbi autoren e këtij libri: Sabina Radeva është një artiste e artit grafik dhe ilustruese, e cila jeton në Londër (Angli). Në vitin 2008 ajo mbrojti tezën e Masterit shkencor në Biologji Molekulare, pranë Universitetit “Max Planck” në Gjermani. Në vitin 2009 ajo e braktisi lëmin shkencor për karrierën artistike dhe qysh atëherë vazhdon të studiojë në mënyrë autodidakte për t’u bërë ilustruese. Sabina është e dhënë pas projekteve që bëjnë bashkë shkencën dhe artin. Ajo është nënë e dy vajzave, që janë burim i frymëzimit të saj. Një libër mrekullisht i ilustruar “Mbi origjinën e specieve” i ritreguar prej saj, sapo u publikua në faqen elektronike të Kickstarter-it u shndërrua në një sukses kudo nëpër botë dhe ky është vetëm libri i parë i publikuar deri më tani prej saj.