Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme.
Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: “Librin e Magjive”.
Ksari është një djalosh nga fisi i Magjistarëve, i cili ka një vragë prej gjaku shtrige në dorë.
Ksarin dhe Dëshirën i ndan një mur, më i larti që mund të imagjinohet. Por koha nuk pret...
Pak gjasa ka që këta dy heronj të takohen ndonjëherë.
Le pastaj të takohen për herë të DYTË.
Historia vijon, lexo Magjistarët e dikurshëm 3
Cressida Cowell është autorja dhe ilustruesja e serisë së librave më të shitur “Si ta stërvitësh dragoin tënd”, tashmë edhe fituese e çmimit për filmin me seri “Dream Works” dhe të një seriali televiziv të shfaqur në “Netflix” dhe “CBBC”.
Seria “Magjistarët e dikurshëm” zë vendin e parë ndër librat më të shitur dhe është frymëzuar nga peizazhi i zonës së Sussex-it, aty ku qe rritur gjyshja e autores.
Kresida jeton në Londër bashkë me bashkëshortin dhe me tre fëmijët, si dhe me qenin e tyre të quajtur Pigon.