Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Lufta për çipin
Teknologji / Evolucion

Lufta për çipin

1800 Lekë

Beteja për një nga teknologjitë më vendimtare të botës

Një histori epike e betejës dhjetëra vjeçare për të kontrolluar burimin më kritik të botës – teknologjinë e mikroçipeve – ku konflikti midis perëndimit dhe Kinës sa vjen e ashpërsohet më tej.

Shumë do të çuditeshin po ta dinin se mikroçipet janë nafta e re – burimi i pakët nga i cili varet bota moderne. Sot fuqitë ushtarake, ekonomike dhe gjeopolitike ngrihen mbi themelet e çipeve kompjuterike. Virtualisht çdo gjë – nga raketat deri te mikrovalët, nga telefonat Inteligjentë deri te tregjet e aksioneve – vihen në punë nga gjysmëpërçuesit. Deri para pak kohe Shtete e Bashkuara të Amerikës disenjonin dhe ndërtonin çipet më të shpejta në botë, por tani kjo po iu shket nga dora. Kina, e cila shpenzon më shumë para për importimin e çipeve se për atë të naftës, po investon miliarda për të arritur vendet e tjera në këtë fushë – një përpjekje e shfrenuar për të siguruar teknologjinë më të rëndësishme në botë. Në lojë është jo vetëm prosperiteti ekonomik i Perëndimit, por edhe superioriteti i tij ushtarak.

“Lufta për çipin” përshkruan historinë intriguese se si çipet e vockla prej silikoni arritën të përcaktojnë botën tonë, nga gjenitë shkencorë, që i shpikën, e deri te titanët teknologjikë, të cilët ngritën Luginën e Silikonit, nga fitimet që gjeneruan e deri te zyrtarët e Pentagonit, të cilët i përdorën për të revolucionarizuar fuqinë ushtarake. Libri na zbulon peizazhin modern të gjysmëpërçuesve, ku konstruktohen çipet moderne nga komponentët elektronikë më të vegjël që janë prodhuar ndonjëherë, të gjithë për të mbështetur një industri me përmasa gjigante, duke përfshirë në mënyrë masive zinxhirët kompleksë të globalizuar të furnizimit në shërbim të disa prej kompanive më me vlerë në botë.

Siç tregohet te “Lufta për çipin” në mënyrë provokative, po vjen ora e larjes së llogarive tani që Kina po përpiqet për të vendosur supermacinë e saj në fushën e gjysmëpërçuesve, ndërsa Shtete e Bashkuara dhe Perëndimi përpiqen ta pengojnë për të arritur këtë qëllim.

Autor
Chris Miller
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-341-86-0
Faqe
408
Botimi
2024
Për Chris Miller

Chris Miller jep lëndën e historisë ndërkombëtare në Shkollën Fletcher të Universitetit Tufts. Ai shërben edhe si akademik i përkohshëm Jean Krikpatrick në Institutin Amerikan të Sipërmarrjes, Drejtor i Euroazisë në Institutin për Studimin e Politikës së Jashtme dhe Drejtor i Greenmantle, një firmë konsulence në fushën e makro-ekonomisë dhe gjeopolitikës, me bazë në Nju Jork dhe Londër.

Vizitoni faqen e tij në internet në ChristopherMiller.net ose ndiqeni në Twitter@crmiller1.