Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Lojëra shkathtësie për fëmijët e zgjuar
Didaktikë

Lojëra shkathtësie për fëmijët e zgjuar

800 Lekë

Enigma për të stërvitur trurin - A je gati ta vësh në provë fuqinë e mendjes?

131 lojëra logjike - tepër të mprehta, me kohëshënues - ky libër të fton në sfida mendjeshkathtësie të të gjitha llojeve.

• enigma me figura • enigma logjike

• lojëra fjalësh • sfida matematikore

• stërvitëse kujtese • lojëra minapastruese

• luftanije • enigma japoneze me numra

Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjedhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë renditur sipas një shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të ushtrohesh gradualisht.

Para se të fillosh zgjidhjen e një enigme lexoji me kujdes udhëzimet e thjeshta që ka në çdo faqe. Nëse ngec, lexoji përsëri udhëzimet, se mbase mund të të ketë shpëtuar ndonjë e dhënë. Puno me laps, që të mund t’i fshish shënimet e të provosh ta zgjidhësh në një mënyrë tjetër. Nëse ngec vërtet te ndonjë enigmë, mund t’i hedhësh një sy përgjigjes në fund të librit dhe më pas të përpiqesh të kuptosh se si të arrish te ajo përgjigje.

Autor
Gareth Moore
Ilustrues
Chris Dickason
Përkthyes
Geiv Tomço
ISBN
978-9928-286-00-0
Faqe
240
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
9 – 11 vjeç
Për Gareth Moore

Ju njohim me Mjeshtrin e Lojërave të Shkathtësisë: Gareth Moore, B.Sc (Hons) M.Phil Ph.D

Dr. Gareth Moore është një As i ushtrimeve të shkathtësisë dhe autori i shumë librave që përmbajnë problema mendjemprehtësie.

Ai ka krijuar një faqe interneti me ushtrime logjike, BrainedUp.com dhe faqen online me pazëll PuzzleMix.com. Gareth është doktoruar në Universitetin e Kembrixhit, në të cilin u “mësonte” pajisjeve elektronike të kuptonin gjuhën e folur angleze.

Për Chris Dickason

Chris Dickason është ilustrues që frymëzimin e merr si nga Henri Matisse, ashtu edhe nga The Muppets. Puna e tij është vlerësuar si mjaft mbresëlënëse, me një stil grafik të dallueshëm dhe të mprehtë. Ilustrimet e tij janë të mbushura me personazhe plot gjallëri, të krijuara përmes një kombinimi të zgjuar të vijave të thjeshta dhe perspektivave të çrregullta e lozonjare.