A jeni gati për ushtrime shkathtësie? Ky libër përmban 90 lojëra shkathtësie dhjetëminutëshe, të cilat janë krijuar për të provuar veten si dhe për të rritur aftësinë tuaj të të menduarit.
A e dini se truri juaj ka deri në dyfishin e aftësisë për të mësuar krahasuar me trurin e një të rrituri?
Me kalimin e moshës, disa pjesë të trurit që nuk i përdorni rregullisht, veniten – ashtu sikurse dobësohen muskujt e trupit tuaj nëse nuk stërviteni.
Në çdo faqe ka nga një lojë shkathtësie. Mundohuni të bëni një ose dy faqe në ditë dhe ta përfundoni secilën faqe në më pak se dhjetë minuta.
Libri ju ndihmon në përmirësimin e kujtesës, aftësive gjuhësore, numërimit, përqendrimit dhe vëzhgimit. Aftësitë e të menduarit do të përmirësojnë mbarëvajtjen tuaj në shkollë dhe do t’ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë lehtësisht çdo aktiviteti që duhet të bëni gjatë ditës - si të jeni duke luajtur sport, duke zgjidhur një problemë apo edhe thjesht duke biseduar.
Sa më shumë të përdorni trurin, aq më të zgjuar do të bëheni!
Mund të kontrolloni përgjigjet tuaja në fund të librit. Nëse e keni të vështirë të përfundoni një ushtrim, është mirë që herë pas here të hidhni një vështrim të shpejtë tek përgjigjet.
Ju njohim me Mjeshtrin e Lojërave të Shkathtësisë: Gareth Moore, B.Sc (Hons) M.Phil Ph.D
Dr. Gareth Moore është një As i ushtrimeve të shkathtësisë dhe autori i shumë librave që përmbajnë problema mendjemprehtësie.
Ai ka krijuar një faqe interneti me ushtrime logjike, BrainedUp.com dhe faqen online me pazëll PuzzleMix.com. Gareth është doktoruar në Universitetin e Kembrixhit, në të cilin u “mësonte” pajisjeve elektronike të kuptonin gjuhën e folur angleze.
Nikalas Catlow është ilustrues dhe autor britanik, i njohur për librat edukativë dhe aktivitetet krijuese për fëmijë. Ai ka studiuar për ilustrim në Cambridge School of Art dhe punon me ilustrime, dizajn dhe projekte kreative për fëmijë. Stili i tij është i gjallë, argëtues dhe i përshtatshëm për materiale edukative.