A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore, të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur trurin. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë̈ renditur sipas një shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të ushtrohesh gradualisht.
Në fillim të çdo faqeje ka një vend të posaçëm për të shkruar kohën që t’u desh për ta përfunduar lojën apo enigmën. Mos u druaj të mbash shënime aty-këtu nëpër faqe: kjo taktikë e mirë mund të të ndihmojë të mbash pistën e logjikës gjatë punës për të zgjidhur enigmën. Disa faqe bosh janë lënë edhe në fund të librit, të cilat mund t’i përdorësh për të shënuar apo për të llogaritur përgjigjet.
Para se të fillosh zgjidhjen e një enigme lexoji me kujdes udhëzimet e thjeshta që ka në çdo faqe. Nëse ngec, lexoji përsëri udhëzimet, se mbase mund të të ketë shpëtuar ndonjë e dhënë. Puno me laps, që të mund t’i fshish shënimet e të provosh ta zgjidhësh në një mënyrë tjetër.
Në fillim të çdo faqeje ka një vend të posaçëm për të shkruar kohën që t’u desh për ta përfunduar lojën apo enigmën. Mos u druaj të mbash shënime aty-këtu nëpër faqe: kjo taktikë e mirë mund të të ndihmojë të mbash pistën e logjikës gjatë punës për të zgjidhur enigmën.
Ju njohim me Mjeshtrin e Lojërave të Shkathtësisë: Gareth Moore, B.Sc (Hons) M.Phil Ph.D
Dr. Gareth Moore është një As i ushtrimeve të shkathtësisë dhe autori i shumë librave që përmbajnë problema mendjemprehtësie.
Ai ka krijuar një faqe interneti me ushtrime logjike, BrainedUp.com dhe faqen online me pazëll PuzzleMix.com. Gareth është doktoruar në Universitetin e Kembrixhit, në të cilin u “mësonte” pajisjeve elektronike të kuptonin gjuhën e folur angleze.
Chris Dickason është ilustrues që frymëzimin e merr si nga Henri Matisse, ashtu edhe nga The Muppets. Puna e tij është vlerësuar si mjaft mbresëlënëse, me një stil grafik të dallueshëm dhe të mprehtë. Ilustrimet e tij janë të mbushura me personazhe plot gjallëri, të krijuara përmes një kombinimi të zgjuar të vijave të thjeshta dhe perspektivave të çrregullta e lozonjare.