Më në fund, e gjithë e vërteta për prindërit!
Pse të detyrojnë të lash dhëmbët, të hash perime dhe të bësh gjithë ato gjëra që nuk të pëlqejnë? Pse të duken ndonjëherë kaq bezdisës, të shqetësuar ose të çuditshëm?
Françoize Boucher i vështron me humor situatat e përditshme mes fëmijëve dhe prindërve dhe zbulon se, pavarësisht gjithçkaje, prindërit janë të jashtëzakonshëm, që shumë prej këtyre gjërave i bëjnë për të mirën dhe lumturinë e fëmijëve të tyre.
Me ilustrime plot humor, këshilla dhe situata në të cilat çdo fëmijë do ta gjejë veten, ky libër na ndihmon të kuptojmë më mirë prindërit dhe të gjejmë mënyra për t’u marrë vesh më mirë me ta.
Një libër plot humor për t’u diskutuar dhe për ta shijuar së bashku në familje.
Françoize Boucher kaloi nga bota e modës te librat. Me shumë humor, ajo i sheh ndryshe gjërat e vogla të përditshme dhe ëndërron t’u ushqejë fëmijëve dhe të rriturve aftësinë për ta bërë jetën më të bukur dhe më plot ngjyra.
Librat e saj, plot humor, optimizëm dhe energji pozitive, i ftojnë të vegjlit dhe të rriturit të qeshin së bashku. Për shtëpinë botuese Nathan, ajo ka shkruar shumë bestsellerë, ndër të cilët Libri që më në fund shpjegon gjithçka për prindërit, Libri që të bën super të lumtur, Libri që të bën t’i duash librat, Libri që të tregon gjithçka për vajzat dhe djemtë dhe Libri që më në fund të tregon gjithçka për dashurinë.