Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Leksione dashurie
Romane

Leksione dashurie

800 Lekë

Pru është vetëm katërmbëdhjetë vjeç dhe, së bashku me motrën e saj Greisi, ka jetuar gjithmonë nën rregullat e rrepta të babait të tyre. Të arsimuara në shtëpi, të detyruara të veshin rrobat e pazakonta të qepura nga mamaja dhe të mbajtura larg botës së adoleshentëve, ato janë mësuar të jetojnë ndryshe nga vajzat e tjera.

Por gjithçka ndryshon kur babai pëson një goditje në tru dhe përfundon në spital. Për herë të parë, Pru shijon një liri që nuk e ka njohur kurrë.

Kur nis shkollën për herë të parë, bota e saj zgjerohet papritur: miq të rinj, rregulla të reja dhe një jetë krejt ndryshe nga ajo që ka njohur. Megjithatë, përshtatja nuk është aspak e lehtë. I vetmi person me të cilin Pru ndihet vërtet rehat është Reks, mësuesi i saj i vizatimit – i sjellshëm, i kujdesshëm dhe simpatik.

Sa më shumë kohë kalojnë bashkë, aq më shumë Pru ndjen se po tërhiqet drejt tij. Dhe kur fillon të dyshojë se ndoshta edhe Reks mund të ketë ndjenja për të, gjithçka bëhet edhe më e ndërlikuar.

Por a mund të jetë kjo dashuri e mundur, apo Pru po hyn në një histori që nuk duhet të ndodhë kurrë?

Autor
Jacqueline Wilson
Ilustrues
Nick Sharratt
Përkthyes
Elfrida Panoti
ISBN
978-9928-116-61-1
Faqe
260
Botimi
2016
Mosha e sugjeruar
12 – 17 vjeç
Për Jacqueline Wilson

Jacqueline Wilson shkroi romanin e saj të parë kur ishte vetëm nëntë vjeç dhe që atëherë nuk ka reshtur së shkruari. Sot, ajo është një nga autoret britanike më të suksesshme dhe më të dashura të librave për fëmijë. Ajo ka shkruar mbi 100 libra të cilët janë shitur më shumë se 40 milionë kopje.

Përveç vlerësimeve me shumë çmime për librat e saj, përfshirë Children’s Book of the Year, Jacqueline ka qenë edhe Ambasadore e fëmiijëve në Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 2008, ajo u nderua me titullin Dame. Jacqueline është gjithashtu një lexuese e apasionuar. Ajo ka krijuar një bibliotekë personale me mbi 20,000 libra, së bashku me koleksionin e saj të famshëm të unazave prej argjendi.

Për Nick Sharratt

Nick Sharratt ka shkruar dhe ilustruar shumë libra për fëmijë. Nick ka pasur gjithashtu një sukses të madh duke ilustruar librat e Jacqueline Wilson. Ai ka fituar çmime të shumta për librat e tij me ilustrime. Nick jeton në Hove, Angli.