Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Lady Sapiens
Politikë / Ekonomi

Lady Sapiens

900 Lekë

Çfarë dimë ne për gratë në epokën parahistorike.

Të tre autorë kanë bashkuar përvojën e tyre në kërkimin shkencor, antropologji dhe histori për të rishikuar idetë tradicionale mbi gratë në epokën parahistorike dhe për të sjellë në vëmendje rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.

Tridhjetë e tre nga specialistët më të mëdhenj të botës (parahistorianë, antropologë, arkeologë, etnologë, gjenetistë) përpiqen t'i japin përgjigje kësaj pyetjeje në këtë hulumtim të rrallë. Kapitull pas kapitulli, klishetë dhe paragjykimet zbërthehen, të mbështetura nga prova, për t’i rikthyer Lady Sapiens-it vendin që i takon në historinë e njerëzimit.

E mendonim të dobët dhe të brishtë, ajo na shfaqet gjuetare, luftëtare dhe e fuqishme.

E mendonim të egër dhe primitive, shkenca zbulon se ajo zotëronte shumë njohuri dhe kujdesej për trupin dhe pamjen e saj.

E imagjinonim të nënshtruar, ajo respektohej, nderohej, adhurohej... Frymëmarrja, hapat, gjestet e saj të rizbuluara, na ftojnë të rinjohim historinë e origjinës sonë.

Lady Sapiens na shoqëron në këtë udhëtim përmes kërkimeve dhe zbulimeve shumë interesante, duke na ofruar një portret të panjohur më parë të gruas në periudhën parahistorike: një figurë shumë më e afërt me ne dhe me kohën tonë nga sa mund ta kishim imagjinuar.

Po sikur epoka e akullnajave të ishte edhe epoka e grave?

Për herë të parë, gratë e epokës parahistorike rikthehen në jetë para syve tanë dhe zbulojnë një histori të re të origjinës sonë.

Autor
Thomas Cirotteau, Jennifer Kerner, Eric Pincas
Përkthyes
Ivana Tomço
ISBN
978-9928-341-63-1
Faqe
220
Botimi
2023
Për Thomas Cirotteau

Thomas Cirotteau është autor dhe regjisor francez, i njohur për punën e tij në dokumentarë historikë dhe shkencorë. Në librin Lady Sapiens, ai kontribuon në paraqitjen e një këndvështrimi të ri mbi jetën dhe rolin e grave në epokën parahistorike

Për Jennifer Kerner

Jennifer Kerner është antropologe dhe specialiste e parahistorisë. Ajo jep mësim në Universitetin Paris-Nanterre dhe është e lidhur me Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS), si dhe me Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore dhe Muzeun e Njeriut në Paris. Kërkimet e saj përqendrohen në shoqëritë parahistorike dhe në interpretimin e të dhënave arkeologjike për të kuptuar më mirë jetën e njerëzve në të kaluarën.

Për Eric Pincas

Éric Pincas është historian dhe gazetar francez, kryeredaktor i revistës historike Historia që prej vitit 2014. Ai është autor i disa veprave historike. Në punën e tij ndërthur kërkimin historik me gazetarinë për t’i bërë çështjet e së kaluarës të kuptueshme për publikun e gjerë.