Një rrëfim magjik nga autori i suksesshëm Tom Fletcher.
Jeni gati për një aventurë? Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajo ende nuk e di). Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, sepse nuk ka më të rritur, që do të thotë: s’ka as shkollë; as orar gjumi, as rregulla, Lusi gjen një plan për të zbuluar se çfarë po ndodh.
Më pas, një natë, Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI, GRINDAVECI dhe GRYKËSI. Ata janë KUKUDHËT. Ata e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh.
Mirë se erdhët në botën e mistershme poshtë shtratit tuaj . . . Filloni të lexoni dhe do të njiheni me . . . kukudhët.
Tom Fletcher është një nga autorët më të dashur të letërsisë për fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar. I njohur për imagjinatën dhe humorin, ai është autor i disa bestsellerëve, ndër të cilët “The Christmasaurus”, “The Creakers” dhe “The Danger Gang”. Librat e tij janë përkthyer në 33 gjuhë dhe kanë shitur mbi 2,5 milionë kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Librat e çiftit Fletcher janë shitur në mbi 1,5 milionë kopje dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Platforma e tyre në rrjetet sociale ka një audiencë të larmishme, me mbi 6 milionë ndjekës. Tom dhe Giovanna janë të martuar që nga viti 2012 dhe janë prindër të tre djemve, Buzz, Buddy dhe Max.
“Eva e Njerëzimit” është romani i tyre i parë si dhe trilogjia e parë.
Shane Devries është një ilustrator nga Adelaide, Australi. Ai e filloi karrierën si ilustrator arkitekturor dhe më pas ka punuar si dizajner grafik. Aktualisht, ai krijon art për zhvillimin vizual të produksioneve të animacionit dhe ilustron libra.