Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Kodi i obezitetit
Mirëqenie / Shëndet

Kodi i obezitetit

1500 Lekë

Zbulimi i sekreteve të humbjes në peshë

Gjithçka tek e cila keni besuar për rënien në peshë është e gabuar.

Shtimi në peshë dhe obeziteti tek të gjithë ne kontrollohen nga hormonet dhe vetëm duke kuptuar efektet e insulinës dhe rezistencën ndaj insulinës mund të arrijmë humbjen e qëndrueshme në peshë.

Në këtë libër provokues dhe të formuluar thjesht-e-qartë, dr. Jason Fung-u paraqet një teori origjinale dhe të fuqishme për obezitetin, duke na dhënë njohuri për ushqyerjen e duhur. Përveç pesë hapave bazë, ai paraqet shprehi për të përmirësuar në mënyrë afatgjatë shëndetin tuaj, si dhe për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës.

Dr. Fung-u shpjegon se si të agjëroni me ndërprerje, për të thyer ciklin e rezistencës ndaj insulinës dhe të arrini një peshë normale në mënyrë të qëndrueshme.

Autor
Jason Fung
Përkthyes
Merita Hysa
ISBN
978-9928-468-20-8
Faqe
348
Botimi
2021
Për Jason Fung

JASON FUNG, MD, është mjek nefrolog dhe themelues i programit të Menaxhimit Dietik Intensiv, i cili paraqet një trajtim unik, me në qendër diabetin e tipit 2 dhe obezitetin. Fung jeton në Toronto, Kanada.