Po sikur e vërteta të fshihej pikërisht aty ku nuk guxon të shkosh?
Xhek Filips nuk mund të qëndrojë në diell. Trupi i tij reagon keq ndaj rrezeve të diellit dhe ekspozimi mund t’i shkaktojë djegie të rënda. Kjo e detyron të jetojë larg dritës, në një botë hijesh, duke u ndier shpesh i vetmuar dhe i ndryshëm nga të tjerët.
Por kur bie muzgu, Xhek ndihet i lirë. Ai hidhet nga një çati në tjetrën, duke sfiduar frikën dhe duke përjetuar emocionin e aventurës.
Por gjendja e tij përkeqësohet papritur. Dhe i vetmi njeri që mund ta ndihmojë është babai i tij shkencëtar, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.
Së bashku me Betin, një shoqe të re, Xhek nis një kërkimin për të gjetur të atin. Ata fillojnë të hetojnë të kaluarën e tij, duke ndjekur çdo gjurmë që mund t’i çojë te e vërteta.
Por sa më shumë kërkojnë, aq më shumë detaje tronditëse zbulojnë. Thashetheme, sekrete të errëta dhe të vërteta të fshehura dalin në dritë. Xhek është i guximshëm kur hidhet mbi çatitë.
Por a do të ketë guximin të përballet me të vërtetën?
Kërcimtari i hijeve është një aventurë plot mister, aksion, emocion dhe surpriza, por edhe një histori prekëse për miqësinë, familjen, humbjen, guximin dhe forcën për të kapërcyer vështirësitë.
Një libër që tregon se ndonjëherë shoku i duhur mund të të japë forcën për të përballuar edhe frikën më të madhe.
Fitues i medaljes së artë – WISHING SHELF BOOK AWARDS 2014
Mbi 200 000 lexues e kanë lexuar dhe e kanë pëlqyer!
J. M. Forster është shkrimtare britanike që shkruan libra plot mister, aventura dhe miqësi për fëmijë dhe të rinj. Ajo filloi të shkruante që kur ishte shumë e vogël. Ishte nëntë vjeçe kur shkroi historinë e saj të parë! Libri i saj i parë, Kërcimtari i hijeve, fitoi Medaljen e Artë të Wishing Shelf Book Awards në vitin 2014 dhe është lexuar nga më shumë se 200 000 fëmijë. Libri është përkthyer në disa gjuhë. J. M. Forster jeton në Angli me familjen e saj dhe vazhdon të krijojë histori të reja për lexuesit e rinj.