Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Kam provuar gjithçka
Prindërim

Kam provuar gjithçka

800 Lekë

“I kam provuar të gjitha!” – Kundërshtime, të qara dhe kriza tërbimi. Si të kapërcesh pa dëme periudhën nga 1 deri në 5 vjeç.

Autorja trajton periudhën moshore nga 1 deri në 5 vjeç, kur kundërshtimet, të qarat dhe shpërthimet e zemërimit janë të shpeshta dhe mund t’i lodhin shumë prindërit.

Përballë situatave të përditshme — veshja, rregullimi i lodrave, nisja për në kopsht, koha e gjumit apo refuzimi për të bërë diçka — prindërit shpesh pyesin: “Pse vazhdon ta bëjë këtë edhe pse i kam provuar të gjitha?”

Libri u sugjeron prindërve të shohim përtej sjelljes së dukshme. Sipas autores, sjelljet e fëmijës lidhen shpesh me nevojat e tij për zhvillim, siguri, autonomi dhe rregullim emocional, dhe jo thjesht me mosbindjen apo “tekat”.

Duke u mbështetur në zbulimet e neuroshkencës dhe psikologjisë, Filliozat shpjegon çfarë ndodh në trurin e fëmijës gjatë momenteve të zemërimit dhe ofron mënyra konkrete se si prindi mund të reagojë pa dhunë, pa britma dhe pa ndëshkime të panevojshme.

Libri përmban ilustrime të situatave të përditshme, shpjegime shkencore dhe këshilla praktike për veprimet, gjestet dhe qëndrimin prindëror.

Autor
Isabelle Filliozat
Ilustrues
Anouk Dubois
Përkthyes
Irena Barjami
ISBN
978-9928-286-25-3
Faqe
176
Botimi
2019
Për Isabelle Filliozat

Isabelle Filliozat është psikoterapiste, shkrimtare dhe lektore franceze, e specializuar në inteligjencën emocionale dhe marrëdhëniet njerëzore. Ajo ka mbi 40 vite përvojë në punën me emocionet, marrëdhëniet prind-fëmijë dhe prindërimin pozitiv. Filliozat është gjithashtu nënë e dy fëmijëve, përvojë që ajo e lidh ngushtë me punën e saj mbi prindërimin. Ka shkruar dhe është bashkëautore në më shumë se 50 libra, të përkthyer në 28 gjuhë.

Për Anouk Dubois

Anouk Dubois është psikomotriciste, trajnere për fëmijërinë e hershme, mësuese e certifikuar e programit “Prindër të ndërgjegjshëm”, trajnere në Komunikimin Efektiv – Metoda Gordon, si dhe ilustruese.