Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Jetëgjatësia
Mirëqenie / Shëndet

Jetëgjatësia

1500 Lekë

Pse plakemi – dhe si mund ta shmangim atë - Një libër jetë–ndryshuese, shkruar nga një ekspert i mirënjohur i jetëgjatësisë.

Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar? Ashtu sikurse shkruan David A. Sinclair, shkencëtar i mirënjohur i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe një nga njerëzit më me ndikim, sipas revistës TIME, në këtë libër novator thuhet se “Plakja është një sëmundje dhe, fatmirësisht është e shërueshme”.

Kjo vepër kaq informuese dhe provokuese na bën pjesë të hulumtimeve të mëtejshme që kapërcejnë çdo limit shkencor që kishim njohur deri më tani, duke sjellë risi të pabesueshme – shumë prej të cilave vijnë nga laboratori i vetë Sinclair-it – që na dëshmon se si mund ta ngadalësojmë, e madje edhe ta kthejmë pas orën gjenetike.

Përmes rrëfimit të tij tronditës, Sinclair e fton lexuesin të bëhet pjesë e studimit, duke zbuluar teknologjitë e fundit dhe ndryshimet e thjeshta që mund të bëjmë në mënyrën tonë të jetesës, për ta shijuar rininë dhe për të gëzuar shëndet për një kohë më të gjatë. Njëkohësisht, ky libër është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit. Libri “Jetëgjatësia” do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë.

Autor
David A. Sinclair
Përkthyes
Ino Gramozi
ISBN
978-9928-4682-1-5
Faqe
416
Botimi
2021
Për David A. Sinclair

DAVID SINCLAIR është profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Si një mendje e ndritur e gjeneratës së tij, ai është emëruar nga revista TIME si një nga 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë, më 2014-n, si dhe një nga 50 njerëzit me më shumë ndikim në fushën e mjekësisë, më 2018-n. David Sinclair është anëtar i bordit të Federatës Amerikane për Kërkime mbi Procesin e Plakjes, si dhe ka marrë mbi 35 çmime për kërkimet dhe zbulimet e mëdha shkencore, të cilat i ka arritur gjatë karrierës së tij.