Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
I vetmi libër që duhet të lexosh për financat
Financë

I vetmi libër që duhet të lexosh për financat

1000 Lekë

Thomas Kehl dhe Fluksi i parasë janë një dhuratë e çmuar për të gjithë ata, që duan ta kenë në duart e tyre “shëndetin e financave”.

Rruga tërheqëse drejt pasurisë! Më mirë tani se kurrë!

Të kontrollosh financat e tua dhe të ndërtosh një pasuri, është më e thjeshtë se sa shumica prej nesh mendojnë. Libri për kanalin financiar më të madh në gjuhën gjermane, Fluksi i parasë, tregon se si bëhet kjo pothuajse në mënyrë automatike. Ish-bankieri për investime, Thomas Kehl dhe gazetarja Mona Linke të udhëheqin në botën e parasë në mënyrë dobiprurëse dhe argëtuese.

Ata hedhin dritë mbi premtimet e fushës financiare dhe shpjegojnë, pse bursa dhe ETF-të nuk janë vetëm për ata që fitojnë shumë, dhe të investosh nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se sot.

Autorët theksojnë se ndërtimi i pasurisë nuk kërkon domosdoshmërisht paga të larta, njohuri të avancuara ekonomike apo tregtim të përditshëm në bursë. Një plan i qartë, kursimi i rregullt dhe investimi i diversifikuar për një periudhë të gjatë mund të ndihmojnë në krijimin e pasurisë.

Nuk është e nevojshme të jesh ekspert i ekonomisë apo të kesh të ardhura shumë të larta për të filluar të menaxhosh më mirë paratë e tua.

Autor
Thomas Kehl, Mona Linke
Përkthyes
Astrit Ibro
ISBN
978-9928-4682-6-0
Faqe
288
Botimi
2023
Për Thomas Kehl

Thomas Kehl ka lindur në vitin 1989. Ai është ekspert në sektorin bankar dhe ka studiuar financë dhe administrim biznesi në "Frankfurt School of Finance & Management" dhe "ESCP Europe", në Paris dhe Londër. Pas disa vitesh pune si bankier investimesh, në vitin 2016 themeloi platformën "Finanzfluss", me synimin për ta bërë edukimin financiar më të kuptueshëm dhe të arritshëm për publikun.

Për Mona Linke

Mona Linke ka lindur në vitin 1993. Ajo ka studiuar gjuhë dhe letërsi gjermane, si dhe histori, përpara se të kryente formimin profesional në gazetari. E interesuar për çështjet financiare dhe ekonomike, në vitin 2020 iu bashkua platformës "Finanzfluss" si redaktore online, ku shpjegonte zhvillimet ekonomike dhe financiare me një gjuhë të qartë e të kuptueshme.