Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Homo Deus – një histori e shkurtër e së nesërmes
Teknologji / Evolucion

Homo Deus – një histori e shkurtër e së nesërmes

2000 Lekë

Yuval Noah Harari, autor i librit më të shitur në botë, “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, kur ne do të përballemi me një sërë sfidash.

Sapiens na tregon prej nga vijmë, Homo Deus na tregon ku do të shkojmë.

Homo Deus eksploron projektet, ëndrrat dhe makthet që do t’i japin formë shekullit të njëzetë e një e më tej – që nga mposhtja e vdekjes e deri te krijimi i jetës artificiale. Ai shtron disa pyetje nga më themeloret, të tilla si: Ku po shkojmë? Si mund ta mbrojmë botën tonë të brishtë nga fuqia jonë shkatërruese? Dhe çfarë fsheh e ardhmja për njerëzimin.

“… Inteligjenca artificiale po përvetëson me të shpejtë aftësitë tona konjitive. Nuk do të jetë e largët dita kur kompjuterat do t’i ngasin makinat më mirë se njerëzit, do të diagnostikojnë sëmundjet, do të zhvillojnë beteja luftarake, madje do të arrijnë të kuptojnë më së miri emocionet njerëzore. Çfarë do të ndodhë me shtetin social kur kompjuterat do të nxjerrin nga tregu i punës miliona njerëz, duke krijuar kështu një ‘klasë të re’ masive të padobishme? Ç’do të bëhet me lirinë njerëzore në qoftë se korporatat dhe qeveritë mund të zhbirilojnë me lehtësi në jetën e qenieve njerëzore, dhe arrijnë të na njohin më mirë se e njohim ne veten tonë? …”

Lufta është jashtë mode. - Ka më shumë gjasa të vrasësh veten se sa të vritesh në luftë.

Uria po zhduket. - Mund të rrezikohesh më shumë nga obeziteti se sa nga uria.

Vdekja është thjesht një problem teknik. - Zhduket barazia, por vjen pavdekësia.

Çfarë fsheh e ardhmja për njerëzimin? - Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.

KY ËSHTË HOMO DEUS

Nga i njëjti autor lexo edhe:

Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit ; Nexus ; 21 leksione për Shekullin 21;

Autor
Yuval Noah Harari
Përkthyes
Aulona Ormeni, Ruzhdi Totaj
ISBN
978-9928-341-62-4
Faqe
442
Botimi
2023
Për Yuval Noah Harari

Yuval Noah Harari ka marrë titullin “Doktor në Histori” nga Universiteti i Oksfordit dhe sot është lektor në Universitetin Hebre të Jerusalemit, i specializuar në historinë botërore. Dy librat e tij: Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit dhe Homo Deus: një histori e shkurtër e së nesërmes, janë ndër librat më të shitur në botë, me mbi 45 milionë kopje dhe të përkthyera në më shumë se gjashtëdhjetë e pesë gjuhë.

ynharari.com

Facebook.com/Prof.Yuval.Noah.Harari

Ywiter: @harari_yuval

youtube.com/c/ YuvalNoahHarari1