Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Hej lumturi!
Emocione / Familje / Zhvillim Personal

Hej lumturi!

700 Lekë

Një libër me aktivitete, i domosdoshëm për prindërit, mësuesit, ndihmësit, terapistët dhe drejtuesit e rinj, të cilët duan të ndihmojnë fëmijët të kuptojnë dhe të lënë pas shqetësimet e tyre.

Këto aktivitete ju ndihmojnë të kuptoni ndjenjat tuaja, të ndiheni më të qetë, të flisni me të tjerët për shqetësimet që keni (nëse dëshironi) dhe të rriteni me kurajë dhe pozitivitet.

“Është në dorën tënde të zgjedhësh cilat faqe të plotësosh, apo nga ta fillosh librin. Ti mund të plotësosh një faqe në ditë, nëse është kjo është ajo që ti dëshiron, ose të plotësosh shumë faqe njëhërësh. Mund t’i kthehesh një faqeje edhe disa herë. Ky libër nuk ka rregulla!”

Ndonjëherë gjërat që na trishtojnë dhe na mërzisin mund të duken shumë të mëdha, dhe ju mendoni se asgjë nuk mund t’ju ndihmojë, por ka gjithmonë një zgjidhje për çdo problem.

Libri përfshin gjithashtu një hyrje dhe shënime për prindërit dhe të rriturit nga konsulentja Dr. Sharie Coombes, psikoterapiste për fëmijë dhe familje.

Ky libër do t’iu drejtojë se si të mos e lejoni mërzitjen t’ju shqetësojë kaq shumë!

Autor
Dr. Sharie Coombes
Ilustrues
Katie Abey
Përkthyes
Armada Molla
ISBN
978-9928-219-85-5
Faqe
96
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
7- 13 vjeç
Për Dr. Sharie Coombes

Dr. Sharie Coombes e ka nisur karrierën si mësuese në arsimin fillor, drejtuese shkolle dhe këshilluese e autoriteteve lokale. Më pas u specializua si psikoterapiste psikodinamike për fëmijë dhe familje, neuropsikoterapiste, terapiste e fokusuar te zgjidhjet dhe specialiste e hipnoterapisë pediatrike. Në vitin 2007, Sharie mori doktoraturën në edukim nga Universiteti i Brighton-it dhe është eksperte në përdorimin terapeutik të modeleve gjuhësore. Ajo bashkëpunon me shkollat për të mbështetur shëndetin mendor të fëmijëve, familjeve dhe stafit, si edhe me ekipin psikosocial të British Red Cross, në kuadër të shërbimeve për mbështetjen e refugjatëve dhe kërkimin e familjarëve në nivel ndërkombëtar.

Për Katie Abey

Katie Abey është një ilustruese dhe autore britanike, e njohur për ilustrimet e saj shumëngjyrëshe, lozonjare dhe fantastike. Ajo krijon libra për fëmijë, ilustrime dhe personazhe me humor e imagjinatë.