Më shumë sesa dhimbje barku - Një histori e vërtetë
Një natë Raina zgjohet nga një dhimbje e tmerrshme stomaku. Edhe mami ka kriza stomaku, kështu që, me siguri është thjesht virozë. Raina rikthehet në shkollë, ku i duhet të përballet me ulje-ngritjet e përhershme: miqtë, jo-miqtë dhe shokët e klasës, të cilët mendojnë se viti shkollor është thjesht një mbledhje e mërzitshme që zgjat ca si shumë.
Shpejt del se dhimbja e barkut e Rainës nuk po kalon... dhe kjo i shtohet problemeve të saj me ushqimin, me shkollën dhe me ndryshimin e miqësive. Çfarë po ndodh, vallë?
Raina Telgemeier na sjell përsëri një histori motivuese, mbresëlënëse, argëtuese dhe të vërtetë që ka të bëjë me rritjen dhe me guximin për t’u përballur dhe për t’i mposhtur frikërat.
RAINA TELGEMEIER është autorja numër 1 më e shitur e New York Times, krijuese e librave grafikë të bazuar mbi kujtimet e saj të fëmijërisë, si “Buzëqesh”, “Motrat” dhe “Guxo” të cilët janë fitues të disa çmimeve Eisner. Ajo është gjithashtu krijuese e “Drama” dhe “Gohts”, dhe është krijuese dhe ilustruese e katër novelave të para grafike Baby-sitters Club. Raina jeton në zonën bregdetare të San Franciskos. Për të mësuar më shumë për të, lexoni në faqen e saj online: www.goRaina.com.