Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Gratë e Rotshildëve
Histori / Spiunazh

Gratë e Rotshildëve

2500 Lekë

Historia e patreguar e dinastisë më të famshme në botë.

Familja që u ngrit nga getoja e Frankfurtit në një pasuri dhe pushtet të pakrahasueshëm, është mitizuar shumë. Megjithatë, gjysma e Rotshildëve, femrat, kanë mbetur praktikisht të panjohura.

Nga East End-i i Londrës deri në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, nga Spitalfields-i në kështjellat skoceze, nga Bletchley Park në Buchenwalds dhe nga Vatikani në Palestinë, Natalie Livingstone ndjek jetën e jashtëzakonshme të degës angleze të grave Rotshild, që nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë deri në vitet e hershme të shekullit të njëzetenjëtë.

Si hebreje në një shoqëri të krishterë dhe si gra në një familje thellësisht patriarkale, ato ishin të shpërfillura. Të përjashtuara nga banka e familjes, gratë e Rotshildëve krijuan dinastinë e tyre të veçantë të vajzave dhe të mbesave, të nënave dhe të hallave/tezeve. Ato u bënë mikpritëse me ndikim dhe diplomate të talentuara, organizuan fushata elektorale, këshilluan kryeministra, mbrojtën reformat sociale dhe tregtuan në bursë. Kundërshtuese dhe konformiste, konservatore dhe idealiste, protagoniste dhe të ndrojtura, ato ndërvepruan me të gjithë, që nga mbretëresha Viktoria deri te Khaim Vaizmani, nga Rosini te Thelonious Monku nga Duka i Uellingtonit tek Alek Gines, si dhe me tregtarët e amfetaminës, me aktivistët e të drejtës së votës dhe artistët pararojë. Ato luajtën një rol pionier në lëvizjen mjedisore, skandalizuan botën e tenisit për femra duke prezantuar shërbimin nga lart dhe garuan me makinë me Mails Dejvisin, në Manhatan.

Tërheqës dhe magjepsës, libri “Gratë e Rotshidëve” u jep zë grave të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe të shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.

Autor
Natalie Livingstone
Përkthyes
Qemal Shkurti
ISBN
978-9928-341-60-0
Faqe
462
Botimi
2023
Për Natalie Livingstone

NATALIE LIVINGSTONE është shkrimtare, historiane dhe gazetare britanike, e lindur dhe e rritur në Londër. Në vitin 1998, ajo u diplomua me rezultate të shkëlqyera në histori në Christ’s College, Universiteti i Kembrixhit. Karrierën e nisi si gazetare në Daily Express dhe më pas kontribuoi në revista dhe gazeta prestigjioze.

Ajo është autore e librave e disa librave në të cilët sjell në vëmendje historitë e grave që kanë ndikuar në politikë, kulturë dhe ngjarje të rëndësishme historike. Veprat e saj dallohen për kërkimin e hollësishëm historik dhe për zbulimin e historive të grave që shpesh janë lënë në hije nga rrëfimet tradicionale. Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e festivalit letrar Cliveden Literary. Ajo jeton në Londër me bashkëshortin dhe tre fëmijët.