Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Gjithçka rreth meje
Emocione / Familje / Zhvillim Personal

Gjithçka rreth meje

900 Lekë

Gjithçka për mua: Mendimet, stili dhe jeta ime është një ditar krejtësisht personal, ku ti je autori i historisë tënde!

Këtu mund të shkruash për veten, të tregosh çfarë mendon, çfarë ëndërron, çfarë të pëlqen dhe çfarë të bën të lumtur. Mund të zbulosh më shumë për personalitetin tënd, miqësitë, stilin dhe gjërat që të bëjnë të veçantë.

Libri është plot me kuize zbavitëse, lojëra, enigma, pyetje për miqësinë, profile personale dhe faqe për të vizatuar e për të hedhur idetë e tua. Mund të planifikosh festën ideale, të tregosh se si do të ishte dita jote ideale, të shkruash për shokët e shoqet dhe të lësh gjurmë nga momentet më të bukura të jetës sate.

Nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara – sepse ky është libri yt. Ti vendos çfarë të shkruash, çfarë të vizatosh dhe sa shumë nga vetja dëshiron të tregosh.

Merr një stilolaps, lëre imagjinatën të lirë dhe mbushe çdo faqe me botën tënde!

Sepse askush nuk është tamam si ti.

Autor
Ellen Baylei
Ilustrues
Nellie Ryan
Përkthyes
Elda Beta
ISBN
978-9928-286-14-7
Faqe
128
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
8 - 12 vjeç
Për Ellen Baylei

Ellen Baylei është autore e shumë librave bestseller me aktivitete dhe botimeve vjetore për fëmijë. Librat e saj kanë shitur mbi 600 000 kopje në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.

Pas studimeve për letërsi dhe kulturë, ajo punoi për disa vite si redaktore librash për fëmijë. Më pas u specializua në psikologjinë e edukimit dhe punoi me organizata bamirësie dhe institucione kulturore që mbështesin fëmijët dhe familjet përmes artit dhe kulturës.

Ellen jeton në Kembrixh me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Për Nellie Ryan

Nellie Ryan e zbuloi dashurinë për vizatimin dhe dizajnin që në fëmijëri. E rritur në Zelandën e Re, ajo kalonte orë të tëra me lapsa me ngjyra dhe fletë të pafundme vizatimi – dhe, sigurisht, gjithmonë kishte pranë edhe pak çokollatë!

Prej më shumë se dhjetë vitesh, Nellie punon me klientë nga e gjithë bota dhe është bërë e njohur për stilin e saj të veçantë. Ajo krijon ilustrime për libra dhe botime, si edhe dizajne për tekstile dhe produkte të ndryshme.