Njihuni me Qullsat! Mërsina Qulls ka gjithçka që dëshiron. Kur Mërsina thotë se do një GJËR, ka vetëm një problem... Çfarë është GJËRI?
Zoti dhe zonja Qulls do të bëjnë të pamundurën që vajza e tyre e dashur të jetë e lumtur, madje edhe të vizitojnë bodrumet e librarisë së frikshme për t’u zhytur në pluhurin e faqeve të librit misterioz Përpindëshpedia. Kërkimi i tyre i dëshpëruar i çon në thellësitë e xhunglave më të thella, ku mund të gjenden krijesat më të rralla.
Por, a do ta gjejnë ndonjëherë GJËRIN?
Një përrallë e shkëlqyer, historia e dy prindërve të dashur dhe e bijës së tyre egërsirë – si dhe mbërritja e befasishme e GJËRIT!
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.