Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Gjak i keq
Teknologji / Evolucion

Gjak i keq

1200 Lekë

Në vitin 2014, themeluesja dhe CEO i “Theranos”-it, Elizabeth Holmes-i, konsiderohej gjerësisht si Steve Jobs-i i radhës: ishte gjeniu që braktisi studimet në Universitetin e Stanfordit dhe kompania e saj e re, ose “njëbrirëshi”, premtonte të revolucionarizonte industrinë e mjekësisë përmes pajisjes së saj inovative, e cila arrinte të kryente të gjithë gamën e analizave laboratorike vetëm me një pikë gjaku. Të mbështetur nga investitorë, të tillë si Larry Ellison dhe Tim Draper, në një raund për mbledhjen e fondeve “Theranos”-i shiti aksione që e bënë kompaninë të vlerësohej me më shumë se 9 miliardë dollarë, duke e vendosur vlerën e Holmes-it përafërsisht në 4,5 miliardë dollarë. Por kishte një problem: teknologjia në pajisjen e re nuk po funksiononte. Rezultatet e gabuara i vinin pacientët në rrezik, shkaktonin diagnostikime të pasakta dhe trajtime të panevojshme. Gjatë gjithë kohës, Holmes-i dhe partneri i saj, Sunny Balwani, punuan fort që të heshtte kushdo që shprehte dyshime - nga gazetarët e deri te punonjësit e tyre.

I raportuar me rreptësi dhe i shkruar pa frikë, “Gjak i keq” është historia mbërthyese e mashtrimit më të madh të korporatave që nga “Enron”-i. Është një rrëfim i ambicies dhe i arrogancës që kanë zënë vend mes premtimeve të guximshme të Silicon Vallej.

“Libri më i mirë i vitit.” - Esquire, NPR, Time, Business Insider, Fortune

“Libri më i rëndësishëm i vitit.” - The New York Times, The Washington Post

Autor
John Carreyrou
Përkthyes
Ino Gramozi
ISBN
978-9928-286-73-4
Faqe
368
Botimi
2020
Për John Carreyrou

John Carreyrou, fitues i dy çmimeve Pulitzer, ka punuar si gazetar në The Wall Street Journal për njëzet vjet. Për zbulimin e mashtrimit të “Theranos”-it Carreyrou ka fituar çmimin George Polk Award nga Financial Reporting, ka marrë çmimin Gerald Loeb nga Distinguished Business & Financial Journalism, si dhe çmimin Barlett & Steele Silver për Gazetarinë Investiguese të Bizneseve.

Libri “Gjak i keq” është cilësuar nga Financial Times dhe McKinsey si libri i vitit në fushën e biznesit. Carreyrou jeton me gruan dhe tre fëmijët e tij në Bruklin, Nju-Jork.