Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Fillo kodimin
Didaktikë

Fillo kodimin

1200 Lekë

Mësoni HTML, CSS-ja dhe JavaScript duke ndërtuar një website, një aplikacion dhe një lojë. Krijuar nga Young Rewired State, komuniteti i koduesve profesionistë.

Një guidë fantastike për programuesit e rinj. Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjashtë misione mjaft interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.

Ky libër të mëson se si të kodosh duke përdorur tri gjuhë bazë të programimit: HTML-ja, CSS-ja dhe JavaScript-i. Një kompjuter mund ta programosh të bëjë thuajse çdo gjë, por në fillim dikush duhet të shkruajë një program që ai të mundet ta ndjekë. Programet duhet të shkruhen në gjuhë që kompjuteri mund t’i kuptojë. Kodimi ka të bëjë tërësisht me të mësuarit se si të shkruash programe në gjuhë të ndryshme.

HTML-ja, CSS-ja dhe JavaScript-i janë tri nga gjuhët më të rëndësishme të programimit në botë. Ato përdoren nga Zhvilluesit e Web-it, për të ndërtuar faqet e web-it, aplikacione të bazuara në web dhe lojra që ti përdor çdo ditë. Ky libër do të të mësojë të shkruash kod dhe të ndërtosh programe duke përdorur këto gjuhë programimi. Në këtë libër do të mësosh aftësi të vërteta kodimi që mund t’i përdorësh për të kryer programime nga më të ndryshmet.

Bashkohuni me Komunitetin Mbarëbotëror e të Talentuarve në Fushën e Teknologjisë.

Vizitoni faqen www.gotcodingkids.com për pyetje e këshilla të tjera rreth kodimit.

Autor
Young Rewired State
Ilustrues
Duncan Beedie
Përkthyes
Geiv Tomço
ISBN
978-9928-219-75-6
Faqe
208
Botimi
2018
Mosha e sugjeruar
9 – 14 vjeç
Për Young Rewired State

Young Rewired State është një komunitet mbarëbotëror me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i përbërë nga krijues digjitalë të moshës deri në 18 vjeç. Komuniteti u mundëson të rinjve që merren me programim:

të takojnë bashkëmoshatarë me interesa të ngjashme;

të shkëmbejnë njohuri dhe aftësi;

të takojnë mentorë ekspertë në aktivitete falas në mbarë botën, si Festival of Code;

të përdorin të dhëna të hapura dhe falas për të krijuar aplikacione, faqe interneti dhe algoritme;

të zgjidhin probleme dhe sfida të botës reale.

Për Duncan Beedie

Duncan Beedie është ilustrues dhe autor librash për fëmijë, i cili i pëlqen shumë lojërat kompjuterike dhe gaming-u. Ai jeton në Bristol, Angli.